E Diel, 1 Nëntor 2026

Haradinaj: Bllokimet nuk duhet të jenë mënyrë e zgjidhjes së problemeve

Deputeti Daut Haradinaj ka deklaruar se është obligim i Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve që të respektojnë vendimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se tensionet dhe bllokimet nuk duhet të jenë mënyrë e zgjidhjes së problemeve.

Deputeti Haradinaj, në një takim me strukturat e AAK-së në Ferizaj, ka deklaruar se askush nuk ka të drejtë ta zhvendosë vëmendjen nga problemet ekzistuese, jetike për vendin dhe qytetarët tanë, në një temë tjetër dhe se çdo tensionim i situatës bënë që vëmendja të shpërqendrohet nga të gjitha segmentet e qeverisjes së keqe në Kosovë, nga rritja e vazhdueshme e pakënaqësisë sociale, nga angazhimet drejt perspektivës evropiane të Kosovës, që është dhe që duhet të jetë edhe e ardhmja e të gjithë qytetarëve tanë.

Ai ka thënë se zhvillimet e fundit nuk e amnistojnë qeverisjen e keqe nga përgjegjësia që ka, për nxjerrjen e vendit nga kriza e gjithanshme politike dhe ekonomike dhe nga hendeku drejt të cilit kjo shkollë qeverisëse e ka çuar Kosovën në vitet e fundit. /rtk/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›