Universitetet : Kredi për studentët me vështirësi ekonomike
16/01/2012 Tafaj: Zbatimi i modelit të ri gjatë 2012-ës, në publik e privat
Për të marrë këto kredi studentët më parë do të pajisen me numra identifikimi
Duke nisur nga ky vit, studentët në vështirësi ekonomike do të mund të marrin kredi të buta studentore për të mbyllur vitet e universitetit, me të drejtën për t’i rikthyer paratë shtetit kur të jenë pjesë e tregut të punës. Pavarësisht përplasjeve dhe kritikave të ngritura nga drejtuesit e arsimit të lartë publik në vend për modelin e ri të financimit të universiteteve, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, teksa ka bërë bilancin e punës së këtij institucioni, ka konfirmuar se tashmë ka nisur puna për zbatimin e modelit të ri financiar në arsimin e lartë publike e privat. Sipas ministrit, kushtet ekonomike nuk do të jenë më problem për të rinjtë që dëshirojnë të ndjekin studimet e larta, pasi shteti do t’i mbështesë ata me kredi studentore, e cila aplikohet për herë të parë në vendin tonë. Ndonëse universitet publike kanë dalë kundër përfshirjes së privatit në skemën e re financiare, Tafaj ka bërë të ditur se nga fondet publike do të përfitojnë edhe universitetet private, nëse studentët do të kërkojnë të vijojnë arsimin e lartë aty.
Financimi
Fillimisht kjo reformë do të zbatohet në universitetet publike, pasi ato private më parë duhet të shndërrohen në status jofitmprurës. Plani i veprimit për çdo hap që do të ndiqet për kreditimin e arsimit të lartë me fondet publike tashmë është miratuar.
Një grup ndërinstitucional, me përfaqësim nga Ministria e Arsimit, Ministria e Financave, Konferenca e Rektorëve dhe ekspertë të fushës po koordinojnë punën për zbatimin në terren të modelit të ri financiar, i cili do të sigurojë më shumë fonde për strukturat arsimore që do dëshmojnë rezultate më të larta. “Në vitin 2012 ngrihet sistemi i kredisë studentore, që do të mundësojë zbatimin e sistemit të ri të financimit në universitetet publike. Për të marrë këto kredi studentët më parë do të pajisen me numra identifikimi. Kështu, paralelisht po ndërtohet baza elektronike e të dhënave të arsimit të lartë, që përfshin Regjistrin Kombëtar të Studentëve, ku çdo student i regjistruar që nga viti akademik 2011-2012 në të tria ciklet e studimeve universitare do të ketë numrin e identifikimit. Po ashtu është duke u zhvilluar një modul i menaxhimit elektronik financiar, i cili do të lehtësojë dhe do të bëjë më efeciente të gjitha procedurat e administrimit të buxhetit në të gjitha nivelet e sistemit si dhe shkëmbimin e informacionit që lidhet me buxhetin midis Ministrisë e drejtorive rajonale të arsimit parauniversitar dhe midis Ministrisë e universiteteve.
ǒndodhi një vit më parë?
Duke detajuar punën e bërë nga sistemi arsimor gjatë vitit që lamë pas, ministri Tafaj ka sqaruar se ka pasur arritje të shumta, ku përfshihen fakte të tilla, si: është rritur frekuentimi i fëmijëve në arsimin parashkollor, u hapën 105 klasa të reja për fëmijët 5-vjeçar, mbi 80% e fëmijëve që u regjistruan në klasën e parë të arsimit fillor, kanë vijuar arsimin parashkollor për së paku 1 vit. Gjithashtu rreth 91.5 për qind e nxënësve që përfunduan arsimin e detyruar vijuan arsimin e mesëm të përgjithshëm dhe atë profesional. “Në arsimin e mesëm u realizua një standard i ri cilësor. Arsimi i mesëm përfundoi me katër provime (dy të detyruara dhe dy me zgjedhje). Maturantët e përfunduan shkollën e mesme me diplomë të maturës shtetërore, të lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve dhe jo nga shkolla e mesme, çka i lejon maturantët që të mund të konkurrojnë me këtë diplomë edhe në universitetet e huaja. Në vitin akademik 2011-2012 në sistemin e arsimit të lartë u pranuan rreth 55 mijë studentë të rinj në tri ciklet e studimeve (bachelor, master dhe doktoratë), me kohë të plotë dhe të pjesshme, ku pranimet e reja në sektorin e arsimit të lartë privat zënë rreth 9%”, - ka deklaruar ministri Tafaj. Më tej ministri ka sqaruar se janë bërë investime të shumta sa i takon infrastrukturës në arsim për ngritjen dhe rikonstruksionin e godinave, pajisjen e tyre me bazën laboratorike, mbështetjen me bursa të nxënësve të shtresave të caktuara etj. Këto investime gjatë këtij viti do të jenë edhe më të shumta.
Ndryshimet në arsim për vitin 2012
• Viti 2012 parashikon një program të ngjeshur pune për Ministrinë e Arsimit, agjencitë vartëse, shkollat dhe universitetet, ku synimi bazë do të jetë rritja e cilësisë.
• Në arsimin parashkollor do të vazhdojë puna për rritjen e pjesëmarrjes së fëmijëve në kopshte, në mënyrë të veçantë të fëmijëve 5-vjeçar në klasat përgatitore.
• Do të vazhdojë puna me projekte për uljen e mëtejshme të braktisjes së shkollës. Në këtë kuadër, përparësi do të ketë përkujdesja përmes masave të ndryshme, si tekstet dhe transporti falas etj. për nxënësit e familjeve në nevojë, në mënyrë të veçantë të fëmijëve të komunitetit rom dhe atyre të familjeve në nevojë.
• Këtë vit përfundon hartimi i platformës së reformës së përmbajtjes, pra të kurrikulës, së arsimit bazë. Mësuesit dhe pedagogët më të mirë janë angazhuar në grupet e punës për hartimin e planit mësimor dhe të programeve, që këtë vit parashikohet të jetë tërësisht e re.
• Sistemi i arsimit bazë do t’i nënshtrohet vlerësimit për lëndën e matematikës në kuadër të vlerësimit ndërkombëtar PISA 2013.
• Përparësi e punës së Ministrisë mbetet rritja e pjesëmarrjes në arsimin e mesëm në tërësi e në mënyrë të veçantë në arsimin profesional.
• Modernizimi i arsimit profesional është prioriteti numër një i Ministrisë së Arsimit për vitin 2012. Mbështetur në ligjin e ri “Për arsimin dhe formimin profesional”, të miratuar në vitin 2011, shkollat profesionale do të transformohen në qendra të hapura gjatë gjithë ditës, ku do të mësojnë jo vetëm nxënësit e rregullt, por dhe të rinj që për shkaqe të ndryshme kanë filluar të punojnë, si dhe të rriturit që dëshirojnë të formohen në një profesion.
• Investimet që përmenda më lart, të nisura në vitin 2011, do të përfundojnë dhe brenda tavanit buxhetor të këtij viti ne do të kemi mundësi të ndërhyjmë me rikonstruksion ose ndërtime të reja në shkolla dhe kopshte etj.
Ndryshimet në provimet e maturës, korrigjimi do të jetë elektronik
Shtohen lëndët e provimeve me zgjedhje
Matura e 2012-s pasohet me ndryshime të shumta sa u takon pikëve që maturantët duhet të grumbullojnë nga testimet, për të garuar më pas për pranimet e larta publike. Krahas shtimit të lëndëve me zgjedhje dhe atyre bërthamë, të cilat kanë mbërritur në 38, maturantët do të hyjë në garë me rregulla të reja, duke iu përmbajtur nivelit të tetë krediteve të kërkuara për lëndët me zgjedhje, të cilat nuk duhet të jenë më pak se tetë, ndërsa numri i krediteve të fituara nga të gjitha lëndët e ndjekura gjatë tre vjetve të studimit të shkollës së mesme duhet të jetë 90.
E reja e këtij viti është modeli i korrigjimit të teksteve, i cili nuk do të jetë më manual. Një projekt tjetër shumë i rëndësishëm i IT-së në arsim do të jetë ai i sistemit të menaxhimit elektronik të maturës shtetërore dhe të pranimeve në universitete. Përmes këtij sistemi do të lehtësohen shumë procedurat e aplikimit të maturantëve për zhvillimin e provimeve të maturës, për regjistrimin në fakultete dhe vazhdimin e arsimit të lartë.