E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanon nuk e fton Sejdiun në inaugurimin e tij

Shkup- Presidenti i ri maqedonas, Gjorge Ivanov ka anashkaluar presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu, duke mos e ftuar në inaugurimin e tij më datë 12 maj. Zyrtarisht nuk bëhen të ditura shkaqet pse Sejdiu nuk është ftuar të marrë pjesë në këtë ceremoni, por siç mësohet nga mediat, shkaku kryesor për këtë - është prezenca e presidentit serb Boris Tadiq në këtë ceremoni.

Ivanov, krahas presidentit serb, në ceremoninë e inaugurimit ka ftuar edhe presidentët tjerë të vendeve fqinje dhe të rajonit. Deri tani pjesëmarrjen e tyre, përveç Tadiqit, e kanë konfirmuar presidenti kroat Stipe Mesiç, ai shqiptar Bamir Topi dhe ai malazez Fillip Vujanoviç. Edhe pse kanë marrë ftesë, prezencën e tyre në këtë ceremoni nuk e kanë konfirmuar presidenti grek Karlos Papoulias dhe ai bullgar Georgi Parvanov. /Lajmpress/start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›