E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po ndërtohen shkolla

Ekspertë ndërkombëtarë të arkitekturës nga vende të ndryshme të Evropës kanë bërë prezantimin e ideve, projekteve, dizajneve për shkolla dhe fakultete me objekte moderne për të ardhmen. Këto prezantime, këta ekspertë i kanë bërë me rastin e përmbylljes së konferencës dyditore me temë “Hap pas hapi për ndërtesa shkollore më të mira”, organizuar nga Ministria e Arsimit.
Frid Buehler, profesor në Universitetin e Konstancës në Gjermani ka folur për tregun dhe për globalizimin i cili sipas tij është shtyrë nga tregjet.

“Tregu është ai që i shtynë dhe i shndërron qytetet në qytete. Në teorinë e planifikimit thuhet se është e pamundur të planifikohet një qytet si një tërësi dhe si një pjesë turistike e artit, andaj kur flasim për planifikimin e qyteteve apo qytezave kemi të bëjmë më tepër me menaxhimin e qyteteve apo qytezave në kuptim të menaxhimit urban, prandaj mendojmë se duhet të ketë një lloj ndryshimi në teori për ndërtimin e shkollave”, ka thënë Buehler

Ndërsa Boris Korvznjak, profesor në Universitetin e Arkitekturës të Zagrebit, ka prezantuar disa projekte të ndërtesave me infrastrukturë moderne në Kroaci, si Fakulteti i Arkitekturës, Fakulteti i Gjeodezisë, Fakulteti i Matematikës, Fakulteti i minierave, Konvikti i studentëve në Dubrovnik, Shkolla e Mesme Profesionale në Zarë, si dhe shumë objekte të tjera të shkollave fillore dhe të mesme me dizajn, sipërfaqe, dhe mobilie moderne.

Ai ka shtuar se shumë nga këto objekte me infrastrukturë moderne kanë fituar edhe çmime ndërkombëtare./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›