Haradinaj: Me Thaçin, dallime parimore që nga koha e luftës
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është rrëfyer në emisionin "Top Story" të Sokol Ballës, në "Top Channel", vetëm pak ditë pasi është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Hagës. Haradinaj ka treguar si e gjeti Kosovën, tashmë të pavarur, dallimet parimore me Kryeministrin aktual, Hashim Thaçi, ndërsa ka shprehur dhe respektin për Presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Prishtina është e mbushur me postera që ju urojnë mirëseardhjen, ashtu si para tre vjetësh, kur shprehnin solidaritetin teksa po largoheshit drejt Hagës. Përse gjithë ky entuziazëm për Ramush Haradinajn?
Një pjesë e madhe lidhet me kohën e luftës dhe mënyrën si është zhvilluar lufta e pabarabartë. Me një çmim shumë të madh dhe me vetë epilogun në kohën e luftës, deri në kohën e ndihmës nga Aleanca e NATO-s. Shumë njerëz në Kosovë, atëherë i kanë pasur shpresat te një njeri... Dhe pas luftës, në kohën e paqes, qasja ime ka qenë e sinqertë dhe ekuilibruese, në shumë raste afruese apo udhëlidhëse midis faktorëve shqiptarë në Kosovë. Sepse njerëzit dëshmuan se përpos vlerave, mund të jem edhe një qeverisës i zoti. Të gjitha këto dhe ajo ndjenja e padrejtësisë bëri që njerëzit të zgjojnë ndjenjat e tyre e t‘i shprehin ato lirshëm. Me rastin e kthimit tim, kam parë një lloj çlirimi, sepse njerëzit thanë që e drejta doli.
Me sytë e një vëzhguesi të jashtëm duket se këto shenja, pra posterat dhe entuziazmi janë shenja të popullaritetit. I vetmi që mund t‘ju konkurrojë për popullaritet në Kosovë është Ibrahim Rugova...
E kam përcjellë jetën dhe veprën e Presidentit të ndjerë, Rugova, në periudhën e parë të jetës së tij politike. Nuk kam qenë pjesë e jetës politike në Kosovë. Pas luftës kam pasur rastin të punoj. Mendoj që Presidenti Rugova është përpjekur dhe ka bërë një rrugë që identifikohet me Kosovën dhe njerëzit e ruajnë respektin, e ruajnë një lloj simpatie për jetën dhe veprën e tij. Unë vetë kam respekt për jetën dhe punën e tij.
Megjithatë z.Haradinaj, në disa qarqe politike në Prishtinë rikthimi juaj ka sjellë dhe pak nervozizëm...
Në rast se qarqet politike në Kosovë kanë rënë dakord dhe janë pajtuar me demokracinë, janë pajtuar me rregullat e demokracisë, me formën si funksionon jeta publike, politike, qeverisëse, nuk kanë të drejtë të nervozohen, sepse mënyra për të pasur sukses, bazuar në tragjedinë e dikujt, është jo e mirë. Më mirë është të kesh sukses në konkurrencë të hapur që të ballafaqohemi. Dhe këtë jua premtoj: Që do ballafaqohemi.
Kur thoni që dikush ka pasur sukses nga tragjedia juaj, do të thoni që dikush ka përfituar politikisht nga ikja juaj?
Është e vërtetë që me mosprezencën time fizike dhe mundësive për punë për 3 vjet, konkurrentët politikë kanë mundur t‘i shfrytëzojnë këto hapësira. Të gjithë kujtojmë koalicionin qeverisës që u krijua, të gjithë kanë besuar se do të ketë sukses dhe pati fatin jo të mirë. Unë u akuzova dhe u detyrova të lija punën, ndërsa Presidenti Rugova vdiq. Pas kësaj, u krijua një ambient i vështirë qeverisës dhe atë që doja ta shprehja e të merrja besim nga njerëzit, nga votuesit, nuk e arrita.
Si e gjeti Kosovën z.Haradinaj, më mirë apo më keq nga koha kur u larguat?
Jam përpjekur gjatë kohës që të jem në Kosovë, pavarësisht se nuk kam qenë fizikisht. Kam jetuar me zhvillimet që kanë jetuar njerëzit dhe e kam gjetur ashtu siç e kam përcjellë. Më të avancuar në statusin politik. Është një gëzim i madh ajo që ndodhi më 17 shkurt, jo vetëm për ne, por për të gjithë liridashësit. Në të njëjtën kohë e gjej Kosovën në pritje të mëdha nga njerëzit. Qytetarët e Kosovës janë në pritje të mëdha që lidhen me jetën e tyre, me efektet që do t‘u sjellë statusi, pra pavarësia. Me një qeverisje që nuk është e duhur për këtë kohë.
E ka ndryshuar dhe sa e ka ndryshuar qëndrimi në qeli Ramush Haradinajn?
Sistemi i qëndrimit tim ishte gjysmë i hapur, në pritje të gjyqit, paraburgim, dhe lejon deri diku vazhdimin e jetës personale. Kohë ke më shumë dhe je më shumë pushim. Ke mundësi të mendosh, ke mundësi të analizosh, të informohesh më qetë sesa kur je në dinamikë. Pra, është një mundësi për të parë të gjithë të shkuarën dhe të ardhmen.
Vendimi për pafajësinë tuaj ka ngjallur një reagim jo të vogël. Ka pasur reagime skeptike ndërkombëtare. Megjithatë, të pakta. Në Serbi është pritur me shumë zemëratë. Si i komentoni ju këto?
Në kohën e luftës, them është e natyrshme, që palët armike përpos luftës me armë kanë dhe luftën me të tjerët, për opinion, ku secila palë lufton për imazhin e saj të mirë dhe për imazhin e keq të palës tjetër. Për çudi të asaj kohe ka qenë një fokusim i madh i palës armike në një vrasje të imazhit të UÇK, por edhe timin personal, që jeton edhe sot në Serbi. Është reflektim i një lufte speciale që ka qenë armë për të fituar luftën në Kosovë. Ajo që them është se unë nuk u kam borxh serbëve apo Serbisë. Asgjë.
Ndaj jush dhe bashkëpunëtorëve tuaj janë 37 akuza. Të gjitha u gjetën të pavërteta, por ishin një ngarkesë e madhe ndaj jush, kontributit tuaj personal, si një prej komandantëve më të shquar, si dhe për ushtrinë kosovare. Sot, pas gati një dekade, mund të na thoni se në luftën tuaj nuk është përdorur me shumë forcë se sa duhet ndaj ushtarakëve dhe civilëve?
Situata është që, nëse duhet të bëhet një vlerësim, në radhë të parë, kemi të bëjmë me njerëz të armatosur. Kriteret që vlenin për ushtarë profesionistë është vështirë t‘i zbatosh në njerëz të armatosur, në qytetarë që deri atë ditë ishin zot shtëpie, në fshat apo një ndihmës a mësues. Të gjithë këta kanë marrë armë. Dhe çështja e parë ka qenë shprehja e një revolte dhe marrja e një drejtimi. Që do të thotë se është vështirë të vendosësh kriteret e një lufte mes palëve që kanë njohuri për luftën.
Ajo që mund të them dhe që e kam thënë edhe më herët, nuk dihet që ka pasur frymë, ndjenjë apo orientim kundër njerëzve, qofshin ata civilë serbë apo të tjerë. Sepse në radhë të parë, ne kemi qenë vetë njerëz, nuk ishim ushtarë e të mendojmë si ushtarë, ne ishim civilë. Qëllimi ka qenë i pastër, lufta ka qenë e pastër. Një lëvizje e paprecedentë. Një nga avokatët tuaj mbrojtës nuk paraqiti platformë mbrojtëse. Ku bazohej gjithë kjo siguri e juaja, pasi akuzat ishin shumë të rënda?
Akuzat ishin të shumta, mirëpo mendoj që ekipi im mbrojtës vërtetoi se gjatë prezantimit të tyre dhe kundërshpjegimeve të bëra nga pala mbrojtëse, nga ekspertët ligjorë, u vërtetua që unë jam i liruar dhe jam i pafajshëm. Jo vetëm kaq, por shumica e këtyre akuzave përmbanin respekt.
Ju keni qenë i burgosur në të njëjtin vend ku rrinte edhe kasapi i Ballkanit, Millosheviç, por edhe disa kriminelë të tjerë. Sa e sikletshme ishte për ju, duke ditur që ju ishit i pafajshëm qëndrimi midis këtyre mjeshtërve të spastrimit dhe gjenocidit?
E kam parë z.Millosheviç në vitin 2005. Ishte një ndjenjë e mirë për ta parë që ai ishte aty, edhe pse isha dhe vetë. Ishte gjithsesi ai konfuzioni: po unë, pse jam me ta? Të them, kjo ishte e përditshme. Krijohet një mur, jo në kuptimin fizik, por krijohet një mur vizionesh përkatësie, vlerash për çfarë je përcaktuar ndaj tyre dhe ti jeton në nderin tënd, në kriterin tënd, për vizionin që ke pasur.
Kam një informacion që, në orët e shëtitjes në burg, së paku në një rast, keni shkëmbyer edhe fjalë me Millosheviçin. Mund të na e shpjegoni këtë si ndodhi?
Në një bisedë të parë, ka qenë një ambient atje ku takoheshe me vizitorët dhe ai me pyet se si është puna poshtë. I thashë: ku poshtë? Në Kosovë, më tha. Mirë, i thashë, evropianët po na ndihmojnë të bëjmë demokraci dhe shtet. U mërzit.
Ky ishte kontakti i fundit që patët me Millosheviçin?
E kam parë shpesh, sepse në të njëjtat ambiente kemi qenë, por besoj që po. Një herë në fillim, më ka pyetur si po të duket këtu. I thashë: më trego ti, se ke më shumë kohë këtu. Këto ishin dy komunikimet, ndërsa jam ndodhur në hapësira të njëjta në disa raste të tjera.
Cili është momenti më i bukur dhe më hidhërues gjatë qëndrimit tuaj në Hagë?
Ishte i vështirë qëndrimi atje dhe jo i lehtë.
Sa ka ndikuar vdekja e Rugovës në ndryshimin e skemës politike në vend?
Sikurse dihet, më e lehtë është të vazhdosh në atë që ke sesa të ndërtosh një të re, sepse rifillimi është si fillimi, është i vështirë. Pas vdekjes së Rugovës, shumë çështje të akumuluara brenda subjektit politik që ai kishte udhëhequr, apo shumë ambicie të njerëzve krijuan një realitet të ri. Ambicia apo realiteti shkaktoi ndryshim në skemën politike. Skena politike në Kosovë shumë ka ndryshuar, edhe jeta, edhe njerëzit.
Edhe me Ibrahim Rugovën ju patët një fillim jo të lehtë, kujtoj deklaratën e Rugovës në atë kohë kur ju drejtonit UÇK-në. Megjithatë, më pas ju dhe Rugova ndërtuat një raport të shkëlqyer pune. Çfarë ndryshoi mes jush?
Nuk e kam njohur më përpara Presidentin Rugova, kam dëgjuar për të thashetheme, qëndrime, por duke parë dhe ne si përfaqësues të UÇK-së që sinqeriteti nuk ishte shumë i madh dhe kam pasur një lloj dileme që pse ndodh kështu, pse është një urrejtje kaq e madhe, është e vërtetë apo gënjeshtër? Kur fillova të punoj në vitin 2001 në Këshillin e Përkohshëm pas zgjedhjeve të para, nuk shikoja diçka të jashtëzakonshme, siç e kisha kuptuar përpara, por unë pashë të kundërtën, ai ishte një koleg, kishte një guxim që të përballej me tema dhe më mbështet tema nëse ke iniciativë. Fillova të shikoja që po të kesh iniciativën dhe po të paraqesësh një projekt që mund të jetë sado i madh, ai do ta mbështesë në rast se do të shikonte që e kishe të qartë. Kështu nisëm të punonim, mirëpo ka pasur dhe një arsye tjetër për përçarje. Përçarja ka qenë një instrument i vjetër, për të mos lejuar njerëzit, vendet, për të mos arritur caqet e veta. Sepse nëse ndahen energjitë në pole të kundërta, në momente kyçe të vendit janë të dëmshme për vendin. Ne kemi dalë nga një luftë pluralizmi i menjëhershëm nuk ka qenë vetëm pluralizëm, por ka qenë ndarje në emocione, vlera, ndarje në patriotë të tjerë. Bindja ime ka qenë se në këtë formë as demokraci nuk do të kemi.
Kush e nxiste këtë përçarje z.Haradinaj?
Disi ka qenë spontane, ka qenë produkt i zhvillimeve dhe ka qenë më e lehtë që të vazhdohej përçarja sesa të ndërpritej. Ka qenë produkt i vetë jetës. Keni pasur parasysh një lëvizje parësore për një çështje dominuese në Kosovë humbi primatin kur një lëvizje e armatosur u shfaq. Deri diku këto ishin marrje rolesh dhe në pluralizëm këto të dyja u përballën me një proces të ri me rregulla të reja të lojës dhe kështu vazhdoi në një, mbase dhe jo me vetëdije të plotë, apo me motive të qëndrueshme, mirëpo ajo vazhdoi.
Si e shikoni afrimin e Fatmir Sejdiut me Hashim Thaçin?
Bashkëpunimin me Rugovën unë e kam pasur, sepse ka besuar që me atë koalicion qeverisës, me atë vendosje të forcave politike, mund t‘ia sjellin suksesin Kosovës, mund t‘i sjellin suksesin që u priste dhe ndoshta ju jeni në dijeni që procesi i standardeve në atë kohë ishte pengesë për të hapur statusin e Kosovës. Ne i morëm ato dhe ua kthyem bashkësisë ndërkombëtare të realizuara. Periudha e tashme dhe bashkëpunimi i Presidentit Sejdiu me Kryeministrin Thaçi është normale, sepse meqenëse kanë rënë dakord të punojnë bashkë duhet të kenë sinqeritet. Kështu e kuptoj se më mirë që janë më afër dhe të punojnë sesa po të kishin koalicion dhe po të kishin dy adresa.
Vizita në varrin e Ibrahim Rugovës, përveçse respektit ndaj një udhëheqësi legjendar të Kosovës, kishte një ngarkesë politike dhe emocionale për të ngacmuar Hashim Thaçin?
Nuk dua të them që kam disa parime të rralla, por një lloj bese e kam, kjo do të thotë që me Rugovën bëmë një koalicion, ai kishte më shumë përqindje, unë më pak, ai më mundësoi që të zbatonim programin qeverisës që kishim, po të kisha fituar unë sa kishte fituar Rugova për aleancën që kishim për respektin e punës do të vazhdonim bashkë. Unë e di që kjo ka konotacion nderimi, që unë i bëj dhe i kam bërë varrit të Rugovës, por më shumë ka qenë një borxh moral i një kolegu që kam punuar.
Te procesi i hapur ndaj jush në Hagë tre vjet më parë, a ka pasur ndikim në qarqe politike shqiptare për shkak të rivalitetit politik?
Vetëdija jonë nuk ka qenë në nivelin duhur në momente kyçe.
Është kjo një po?
Është një situatë ku një pjesë e njerëzve tanë nuk kanë ditur të mbajnë vija kombëtare.
Pra, në një farë mënyrë ju po e pohoni?
Nuk mund të them në një farë mënyre kanë bërë punën e mirëfilltë të akuzës, por në një mënyrë kanë dështuar në qëndrimin, në reagimin dhe në vlerësimin, kjo mund të ketë ndodhur edhe gjatë kohës që kam qenë në Hagë.
Është një pohim shumë i fortë që me siguri do të komentohet gjatë. A keni ndërmend të takoni Hashim Thaçin apo jo?
Ne, gjatë punës me siguri që do të takohemi, rolet dhe punët do të na bëjnë që të takohemi së bashku. Megjithatë, momentalisht nuk shoh ndonjë dobi për ta takuar, por me siguri gjatë punës do të mund të takohemi së bashku.
Pse kjo ngarkesë negative midis dy drejtuesve të lartë të UÇK?
Nuk është ngarkesë negative midis drejtuesve të lartë të UÇK-së, por është qëndrim funksional, racional për atë që bëj sot, jo në kuptimin e shkeljes të së kaluarës. Në rast se duhet të jemi të sinqertë ndaj njëri-tjetrit, duhet më mirë që të jemi të hapur dhe të drejtpërdrejtë. Kjo është motoja ime.
A ka një datë dhe një arsye të prishjeve të marrëdhënieve tuaja me Hashim Thaçin?
Kemi pasur dallime parimore që nga koha e luftës dhe ato kanë vazhduar dhe vazhdojnë.
Ju thatë që ju bashkoi liria, çfarë ju ndau përveç interesave personale nga pikëpamja politike. Çfarë ju ndau pas luftës?
Ne u bashkuam në një mision, misioni për liri u mbyll misioni dhe misioni na lëshoi që të shkonim në shtëpi. Liria u krye, kjo ndodhi, ne nuk ishim më bashkë pas luftës. Secili u rimor me rindërtimin e jetës, secili nga ne me besimin e tij dhe qoftë dhe gabimet morëm kahun tonë.
A po e ngrenë zërin sa duhet autoritetet në Kosovë për gjendjen në Mitrovicë?
Jo, besoj, se kanë frikë, nuk kanë njohuri dhe nuk kanë vizion si më i qasë.
Si do të vepronit nëse do të ishit në vend të Hashim Thaçit?
Unë do të ulesha me krejt resurset që ka Kosova dhe do t‘i shqyrtoja të gjitha resurset, do të formuloja një plan operacional dhe kohor, do të identifikoja resurset në përputhje me specifikat që ka Veriu dhe do të kërkoja mbështetje për këtë plan te qeveritë që na kanë njohur dhe te mekanizmat ndërkombëtarë, sigurisht ato të sigurisë dhe politike.
A është kjo qeveria që i duhet Kosovës?
Për ato çfarë kanë ndodhur deri tani, jo.
A do të tentojë sërish Ramush Haradinaj të bëhet Kryeministër i Kosovës?
Po.