"Skënderbej", një shesh mes modernes dhe traditës
Qendra e Tiranës do të ndryshojë. Gjashtë studio arkitekturore kanë garuar dje me projektet e tyre për rindërtimin e sheshit "Skënderbej". Në fjalën e hapjes, kreu i Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht edhe i jurisë, Edi Rama, tha se "sheshi do të ruajë elementët historikë të tij". Ndërsa nga prezantimi i studiove përmes një videoprojektori viheshin re qartë elementët modernë, si tramvaj, parkimet nëntokësore, etj. Madje disa prej studiove në projektet e tyre sillnin edhe ministritë e qendrës me fytyrë të re. Por se si do të jetë qendra e Tiranës në të ardhmen mësohet sot, kur shpallet edhe studioja fituese e këtij konkursi.
Një juri e përbërë nga personalitete në fushën e arkitekturës dhe dizajnimit do të zgjedhin një ndër 6 studiot, që sollën imazhin e tyre për Tiranën. Juria përbëhet nga 11 vetë, prej të cilëve katër janë shqiptarë. Objekti i këtij konkursi është përzgjedhja nëpërmjet konkurrimit të hapur, të projekt-idesë më të mirë për realizimin e projektit urban të rikonstruksionit të sheshit "Skënderbej", e cila prezanton punimin që premton bindshëm të plotësojë më së miri kërkesat e organizatorit, të përshkruara në Detyrën e Projektimit në vijim dhe në përputhje me vizionin e përgjithshëm të Master Planit të Qendrës së Qytetit të Tiranës, ku përfshihet: Rikonstruksioni i sipërfaqes së përkufizuar si sheshi "Skënderbej"; Dizajni urban i rrugëve hyrëse në sheshin "Skënderbej". Linjat e zhvillimit për ndërtimin e objekteve të reja të parashikuara brenda kufirit të sheshit, për rikonstruksionin e godinave të gjendura në perimetër.
Të veçantat e studiove
Studioja holandeze MVRDV hedh idenë e një teleferiku, që zbret nga mali i Dajtit direkt në sheshin "Skënderbej". Ajo propozon gjithashtu ndërtimin e një objekti në formën e shqiponjës, e ndriçuar me drita që e reflektojnë atë dhe në qiell. Gjithashtu, parashikohet edhe ulja e piedestalit të monumentit të Skënderbeut në tokë, për ta prekur njerëzit. Përfaqësuesi i studios holandeze ka theksuar se: "Shqipëria ka hapur kufijtë dhe ajo që më pëlqen është se jeni përpjekur të bëni diçka, keni lyer ndërtesat e ky është një vazhdim, duke theksuar forcën e projekteve arkitekturore, duke pranuar historinë tuaj, madje edhe duke e zgjeruar atë e duke bërë një histori të re.
Studioja Daniel Liberskin, fituese e projektit për rindërtimin e kullave binjake në Nju-Jork, propozon një shesh ku paraqitet skulptura e Kushtetutës, e qarkuar nga rrethi i unitetit. Ndërsa projekti i studios belge 51N4E e parashikon sheshin në formën e një piramide të ngritur me 1.5 metër nga toka, çka lejon qytetarët të shikojnë gjithçka nga ky shesh, nga ku për të hyrë në të parashikohet të ndërtohet një kullë e lartë, pranë Muzeut Kombëtar, e cila presupozon zhvendosjen e godinës së bashkisë. Daniel Libeskind deklaroi se projekti i tij sjell një shesh me ndërtesa të kohëve dhe historive të ndryshme. "E para është që të krijohet një marrëdhënie midis Skënderbeut historik, ikonës suaj dhe aksit veri-perëndim dhe lindje-jug dhe në mes të vendoset libri si skulpturë e Kushtetutës", tha ai.
Studioja spanjolle MAP synon kthimin nga një shesh monumental në një shesh të prekshëm për të gjithë. Ajo propozon ndërtimin e shatërvanit magjik si në Barcelonë, me forma dhe ngjyra të ndryshme. Gjithashtu, parashikon ndërtimin e një ure, e cila shërben si shëtitore ajrore, që lidh Pallatin e Kulturës me Muzeun Kombëtar, si dhe ndërtimin e një qendre të madhe tregtare në pozicionin ku dikur ndodhej monumenti i ish-diktatorit. "Ne duhet të riformësojmë energjinë ekzistuese, të vendosim rregull në këtë hapësirë. Dhe të vëmë një shtresë të re. Kjo shtresë e re është në fakt, ajo që përbën veprimtarinë tonë dhe lidhet me gjërat që s‘kanë qenë ndonjëherë, që lidhen me futjen e një karakteri njerëzor dhe të materialeve që lidhin pjesët e ndryshme, me një fjalë dhënies së një sensualiteti të kësaj gjëje publike". Ky është prezantimi i MAP, studio arkitekture, e cila vjen nga Franca dhe i jep një dimension poetik projektit të saj, pasi parashikon krijimin e një sipërfaqeje ujore gjigande në qendër dhe përgjatë tij të vendosen miniobjekte me hekur dhe xham, që i shërbejnë qytetarëve.
Ndërsa, Atena Studio, që vjen nga Italia, e koncepton sheshin në formën e një disku, ku elementi ujë është konceptuar ndryshe nga francezët, pasi lëviz gjatë gjithë kohës, duke u ngjitur nga niveli më i ulët. "Për ne gjëja kryesore është uji, është uji që shihet si një mjet për këtë projektim, që lëviz gjatë gjithë kohës dhe që është i gatshëm për të modifikuar këtë hapësirë, por pa modifikuar kufijtë. Kemi të bëjmë me një polaritet qendror", deklaron përfaqësuesi i kësaj studioje.
Studiot konkurrente
51N4E bvba, (Bruksel - Belgjikë)
ARCHITECTURE-STUDIO, (Paris - Francë)
ATENA STUDIO & PARTNERS, (Romë-Itali)
DANIEL LIBESKIND, Architects LLC, (Nju-Jork - USA)
Josep Lluis Mateo - MAP Arquitectos, S.L., (Barcelona - Spanjë)
MVRDV & TOPOTEK & ARUP & Jeroen Kooijmans, (Rotterdam - The Netherlands)
Anëtarët e jurisë:
Andreas Ruby - kritik arkitekture/ Gjermani
Arben Kumbaro - artist/ Shqipëri
Edi Rama - Kryetari i Bashkisë së Tiranës
Elia Zenghelis - arkitekt/ Greqi
Ismail Khudhr AL-Shatti - inxhinier/ Kuvajt - Përfaqësues i Donatorit
Maks Velo - arkitekt & artist/ Shqipëri
Marco Casamonti - arkitekt/ Itali
Marin Biçoku - arkitekt/ Shqipëri
Valerio Olgiati - arkitekt/ Zvicër
Vedran Mimica - arkitekt/ Kroaci
Xaveer de Geyter - arkitekt/ Belgjikë