Haradinaj: Ndryshimet në qeveri të paefektshme

Qeveria e Kosovës është kapur nga korrupsioni dhe ndryshimet e fundit nuk garantojnë përmirësimin e gjendjes së qytetarëve. Kështu u shpreh Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke shtuar se ndërrimi i ministrave në kabinetin qeveritar tregon përkeqsimin e mëtejshëm të qeverisjes në Kosovë.
“Qeveria e vendit është menduar si e dobët, është menduar si e keqe dhe kuptohet e kapluar nga korrupsioni. Kritika ndaj qeverisë së Kosovës ka qenë një kritikë e plotë dhe jo sektoriale, jo vetëm në një sektor apo dy, apo disa sektor të caktuar. Ndërrimet që kanë ndodhur sipas nesh janë bërë për qeverinë, me mbijetua këtë qeveri, por jo për qeverisjen dhe për të përmirësuar gjendjen e qytetarit në vend”, tha Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK-së.
Sipas Haradinajt, ndërrimi i gjashtë ministrave është bërë sa për t’i zgjatur jetën Qeverisë Thaçi, gjë e cila do t’i sjellë shumë dëme Kosovës dhe qytetarëve të saj. “Këto ndryshime e vërtetojnë një lidhje të fortë në mes të lidershipi të PDK-së dhe LDK-së për një agjendë të tillë humbëse për vende, që i ka sjell vendit shumë humbje. Njëkohësisht zhvillimi i fundit blen kohë për qeverinë Thaçi dhe i vjedh kohën Kosovës, qytetarëve të vendit dhe agjendave të Kosovës”, vijoi ai. Haradinaj tha janë ndërruar ministra pa ndonjë peshë politike dhe jo ata që janë përfolur për korrupsion.
Bul Salihu < I mëparshmi