E Diel, 1 Nëntor 2026

Samiti i Sarajevës, Thaçi: Kosova, si shtet i pavarur

Në samitin e ardhshëm të liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit, Kosova do të marrë pjesë si shtet i pavarur dhe sovran. Kështu u shpreh Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, rreth pjesëmarrjes së Kosovës në samitin e Sarajevës, që pritet të zhvillohet në fund të muajit maj, ose në fillim të muajit qershor, nën udhëheqjen e presidencës spanjolle të BE-së.

“Sa i përket takimit të Sarajevës ajo që mund të konfirmoj sot është se në çfarëdo niveli që do të mbahet, qoftë në nivel kryeministror, qoftë në nivel presidencial apo në nivel të ministrave të jashtëm Kosova do ta ketë një pjesëmarrjes dhe trajtim të barbarët si çdo pjesëmarrës tjetër si shtet i pavarur dhe sovran”, deklaroi Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës.

Kryeministri Thaçi ka kërkuar nga ministrat e rinj që të thellojnë reformat në sektorët përkatës dhe të rrisin cilësinë e qeverisjes. “Pres vazhdimin dhe thellimin e reformave të rëndësishme gjithë institucionale, pra gjithë qeveritare në kuadër të përkushtimeve tona afirmative që ta ofrojmë shtetin tonë sa më shpejt në NATO dhe BE”", vijoi Thaçi.

Kreu i Qeverisë së Kosovës falënderoi ish ministrat e kabinetit të tij për punën e bërë, ndërsa që nuk tregoi arsyet e shkarkimit të tyre, pa bërë së pari një vlerësim paraprak të punës që ata kanë kryer gjatë dy viteve të kaluara.

Bul Salihu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›