E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj: Ne e nderojme dhe e kujtojme nje sakrifice te madhe te kombit

Kryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves (AAK), Ramush Haradinaj, nje dite para 6 marsit, qe njihet si Dita e Deshmoreve, ne kuader te manifestimeve te pervjetorit "Epopeja e UCK-se", ka bere homazhe te Varrezat e Deshmoreve ne Prekaz. Ai nderoi komandantin legjendar Adem Jashari, sakrificen e familjes Jashari dhe gjithe deshmoreve, me rastin e 12-vjetorit te renies heroike. Kreu i AAK-se me kete rast ka thene se Prekazi eshte vend i ktheses historike per vendin tone. "Ne e nderojme dhe e kujtojme nje sakrifice te madhe te kombit, qe pikenisjen e ka pikerisht ne Prekaz dhe ata qe vijne ketu jane te nderuar", ka deklaruar Haradinaj. Me pas, lideri i AAK-se ka vizituar edhe familjen e Jashareve. Kryefamiljari, Rifat Jashari, ka thene se familja e tyre eshte e nderuar me vizitat e shumta nga te gjitha trojet shqiptare. Edhe ne kete rast baca Rifat ka kerkuar qe politikanet te punojne se bashku per te arritur qellimin e perbashket te tyre dhe te qytetareve te Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›