Prifti: Demshperblim per abuzimet me faturat
Ministri i Ekonomise Dritan Prifti, ka dhene shpjegim edhe per nje problem qe ka disa dite qe shqetesin qytetaret shqiptare, ate te faturave te energjise te muajit dhjetor te vitit te kaluar, ku ne disa raste eshte aplikuar cmimi i rritur, nderkohe qe ky cmim ka hyre ne fuqi ne muajin janar. Ministri Prifti siguroi qytetaret se do te demshperbleje cdo konsumator qe ka paguar nje fature energjie me cmim te rritur edhe gjate muajit dhjetor te vitit te kaluar. Prifti tha se aktualisht ne Ministrine e Ekonomise eshte ngritur nje grup i vecante investigues, qe po kryen verifikimin e ketyre faturave. "Nese kjo ka ndodhur vertete, ashtu sikurse eshte thene publikisht, sigurojme qytetaret se jane te gjitha mundesite per t'i demshperblyer", u shpreh Prifti. Pas ankesave te shumta te qytetareve lidhur me faturimin e energjise per muajin dhjetor me tarifat e reja, disa dite me pare edhe Enti Rregullator, i kerkoi kompanise ceke te OSSH-se te kompensoje konsumatoret.
PS kerkon ndjekje penale per OSSH-ne
Partia Socialiste ka reaguar serish mbi faturimin abuziv te faturave te energjise elektrike me tarifat e reja qe nuk kishin hyre ne fuqi ne muajin dhjetor. Partia Socialiste e konsideron kete akt nga OSSH-ja si vjedhje dhe kjo ceshtje sipas saj, duhet t'i kaloje per ndjekje penale prokurorise. Zyrtari i PS-se, tha se grabitja me faturat e energjise elektrike, duke aplikuar cmimin e rritur te energjise elektrike nuk eshte nje gabim njerezor, por nje veprim i qellimshem dhe i vetedijshem qe ka arketuar per llogari te OSSH te ardhura te paligjshme, duke konsumuar vepren penale te vjedhjes se afro 1 milione klienteve. Vjedhja eshte e provuar nga faturat, ndaj permasa e saj duhet hetuar nga prokuroria, deklaroi zyrtari i selise roze. Sipas Partise Socialiste, privatizimi i OSSH-se eshte bere per qellime politike elektorale dhe se shitja e saj, nuk po permbush qellimin per sherbim cilesor ndaj qytetareve.