E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri i Kosoves: 12 vjet me pas, Kosova gjithmone e sigurt

Kryeministri, Hashim Thaci, tha dje se Epopeja e Ushtrise Clirimtare te Kosoves eshte rezistenca me origjinale dhe e paperseritshme ne historine e clirimit te nje kombi. Sakrifica e komandantit legjendar Adem Jashari eshte sublime e te gjitha perpjekjeve te sakrificave shekullore per lirine e Kosoves."Eshte kryeveper e UCK-se, eshte kryeveper e shqiptareve. Epopeja e 5,6 dhe 7 marsit te vitit 1998 eshte historia moderne e lirise se Kosoves", deklaroi Thaci. Sipas tij, dymbedhjete vjet pas Epopese, Kosova ka hyre ne vitin e 11-te te lirise dhe te tretin te pavaresise, gjithmone e sigurt dhe e vendosur per te qene pjese e botes euroatlantike, pjese e botes per te cilen enderruan ata qe na sollen ne diten e sotme. Ai tha se deshmoret jane ne themelet e te shkuares dhe ne horizontet e se ardhmes te shtetit te Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›