E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj: PDK po pengon krijimin e KQZ-së

Prishtinë -Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar për korrupsion qeverinë e Kosovës, duke e cilësuar si një sëmundje që ka përfshirë lidershipin politik dhe jo sektorin civil. Me anë të një deklarate, kjo forcë politike ka publikuar listën me emra të rinj nga radhët e saj, të cilët janë nga Kaçaniku. Haradinaj ka kritikuar PDK-në që, sipas saj, është duke bllokuar krijimin e KQZ-së dhe Sekretariatit të tij.

Nga ana tjetër, zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë deklaruar se Komisioni Qendror Zgjedhor është organ i pavarur dhe ushtron funksionin e tij në mënyrë të pavarur, duke vlerësuar se kritikat nga krerët e AAK-së janë vetëm një tendencë për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit publik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›