E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marshim për në Kukës, 'Të mos harrojmë të kaluarën'

Mitrovica-Me moton “Të mos harrojmë të kaluarën” dhjetëra qytetarë janë nisur nga Komuna e Mitrovicës drejt Kukësit, në përkujtim të përndjekjes së dhunshme të popullatës shqiptare nga regjimi serb në vitin 1999. Fillimisht, marshuesit kanë ndaluar në Prekaz, ku kanë vënë kurora me lule mbi varrin e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.Kryetari i Këshillit organizativ, Mehmet Tahiri, ka bërë të ditur se marshuesit do të mbërrijnë në fshatin Xërxë, ndërsa të nesërmen do të nisen në drejtim të Kukësit, qytetit që hapi dyert për mijëra kosovarë dhjetë vite më parë.

rupi prej 99 personash, bashkë me përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, do të bëjnë përurimin e kullës në Kukës, e cila simbolizon dëbimin e miliona njerëzve nga Kosova në vitin 1999. Sikur viteve të kaluara, edhe sivjet marshimi është organizuar nga Organizata joqeveritare “Eksod 99.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›