E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, arrestohet tre qytetarë serbë

Mitrovicë -Tre qytetarë serbë janë arrestuar mbrëmë në veri të Mitrovicës, njëri nga të cilët kishte sulmuar një pjesëtar të Policisë së Kosovës duke i shkaktuar lëndime të lehta. Policia e Mitrovicës ka kërkuar nga pronari i lokalit "Irish Pub", që të mbyllte sa më shpejtë punën për ditën e shkuar, duke e akuzuar për kundërvajtje si dhe për "prishje të rendit dhe qetësisë publike".

Disa minuta më vonë këtë lokal, ka ndodhur një rrahje mes një grupi të rinjsh. Zyrtarët policor të Stacionit veri në Mitrovicë, kanë reaguar në rastin e rrahjes ndërsa nën kontroll kanë arritur të vejnë tre persona të nacionalitetit serb, të përfshirë në ngjarje.

Sulmuesi është arrestuar dhe është vënë nën kontroll të zyrtarëve policorë dhe i njëjti është shoqëruar në stacionin policor, së bashku edhe me dy personat e tjerë.Dy të dyshuarit e tjerë janë liruar nga stacioni policor për t'u paraqitur gjatë ditës së sotme në sektorin e hetimeve në stacionin veri në Mitrovicë, për deklaratë lidhur me përfshirjen e tyre në rast.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›