Haradinaj: Përpjekje t’i vazhdohet jeta qeverisë së sëmurë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në reagimin e tij të parë pas ndryshimeve në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se kjo është një përpjekje e kryeministrit të vendit që t’ia vazhdojë jetën qeverisë së tij, e cila sipas tij, tashmë është në krizë.
“Këto ndryshime ndodhin për të vazhduar qeverisjen Thaçi, qeveri e cila nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është vlerësuar si e dobët dhe e cila po i shkakton humbje Kosovës. Pra, me ndryshime fitohet një kohë për Qeverinë Thaçi për të vazhduar me trendet e qeverisjes, të cilat nuk janë të mira”, i ka deklaruar Haradinaj BBC-së.
“Kjo është një ndërhyrje që ky vazhdim të jetë një infuzion i ri për një kohë të shkurtër. Kryesisht ky është shpenzim i kreditit politik që kanë e kanë prodhuar forcat politike në koalicionin qeverisës. Do të thotë po shfrytëzohet edhe krediti i mbetur politik, me këtë krejtësisht po shpenzohet krediti dhe besueshmëria politike e partive politike por edhe përfaqësuesve të tyre që marrin pjesë në Qeverinë e vendit”, shtoi ai.
Lideri i AAK-së vlerëson se kjo qeveri nuk mund të dalë nga kriza me ndërrimin e ministrave, por me zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të duhej të mbaheshin sa më parë.
“Mendojmë se është në interesin e vendit me u mbajt zgjedhjet parlamentare këtë vit. Njëkohësisht mendojmë se do të ndërpriteshin trendet qeverisëse, të cilat janë trende humbëse. Veçanërisht do të mund të ndalej korrupsioni që ka kapluar vendin. Unë kam thënë se Qeveria Thaçi është e sëmurë nga kanceri, që është korrupsioni”, ka theksuar Haradinaj.
Ai mendon se nuk ka ndonjë përmirësim, përkundrazi ka ndodhur përkeqësim në qeverisjen e vendit.