“Ndryshimet e bëjnë më vitale Qeverinë”

Ministrat e rinj në kabinetin e kryeministrit Thaçi presin që ndryshimet të ndikojnë në rritjen e efikasitetit të qeverisjes. Ata janë zotuar se do të punojnë me përkushtim dhe përgjegjësi të madhe, ndërkohë që disa nga ta kanë thënë se do të vazhdojnë prioritetet e paraardhësve të tyre.
Ministrja e re e Administratës Publike, Edita Tahiri, është shprehur se reformat në Qeveri janë tregues i vitalitetit të institucioneve të Kosovës.
“Në planin e traditave tona si shtet i ri, si shtet demokratik reformat janë gjithmonë një tregues i vitalitetit të qeverisë dhe institucioneve të Kosovës, në kërkim të rritjes së efikasitetit të punës sonë, në mënyrë që synimi ynë që Kosova të ecë përpara të arrijë në nivel të një shteti të qëndrueshëm dhe profesional, dhe një shteti që do të ketë imazh dhe kredibilitet për të qenë me dyer të hapura në integrimet euro- atlantike dhe synimet tjera që i kemi në planin ndërkombëtar”, ka thënë Tahiri, transmeton KosovaPress.
Ajo ka shtuar se në punën e saj të re do të bazohet në modelin Vilsionian, që nënkupton një administratë publike efikase, profesionale dhe pa ndërhyrje të politikës.
Besim Beqaj, i cili do të drejtojë Ministrinë e sapoformuar të Integrimeve Evropiane, e vlerëson tejet të rëndësishëm zotimin e qeverisë për integrim në Bashkimin Evropian.
“Integrimi është orientim i të gjitha shteteve të rajonit, është një sfidë e madhe, sigurisht që me energji dhe me bashkëpunimin të cilin ne do të ndërtojmë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare do të mundësojmë që qytetarët e Kosovës të jenë më afër integrimeve”, ka thënë Beqaj, transmeton KosovaPress.
Kurse ministri i ri i Bujqësisë, i Pylltarisë dhe i Zhvillimit Rural (MBPZHR), Blerand Stavileci, ka deklaruar se detyrën e re e konsideron më shumë përgjegjësi sesa privilegj. “Niveli i bashkëpunimit tim me kolegët tjerë, angazhimi, niveli i kompetencës, vullneti, gatishmëria nuk do të mungojnë, përkundrazi do të jenë në nivelin më të madh të mundshëm për sa i takon çështjeve të cilat kanë të bëjnë me ministrinë përkatëse”.
Ministri i Drejtësisë, Haki Demolli, ka thënë se një ndër shtyllat kryesore për funksionimin e një shteti demokratik është sundimi i ligjit, duke shtuar se fatkeqësisht në lidhje me këtë fushë ka pasur disa vërejtje që janë bërë në Kosovë.
Ai është zotuar se do të angazhohet maksimalisht në zgjidhjen e problemeve në këtë fushë. “Do të angazhohem me tërë qenien, personalitetin tim, që gjërat t’i çojë përpara në mënyrë sa më progresive; kuptohet duke formuar një ekip shumë të rëndësishëm në rregullimin dhe zgjidhjen e problemeve në sferën e drejtësisë. Jam i vetëdijshëm se është një detyrë tejet e rëndë, por do të mundohem të dal faqebardhë”, ka pohuar Demolli, transmeton KP.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka pohuar se do të vazhdojë prioritetet që ka pasur paraardhësi i tij, ish-ministri Zenun Pajaziti. “Do të mundohemi që edhe me rishikim të buxhetit të kemi mundësi që të inkuadrojmë sa më tepër kuadro të shkolluara”, ka shtuar ai.
Ndërsa, ish-ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, ndryshimet në kabinet i ka quajtur pjesë e zhvillimeve normale në një shtet demokratik. Fatmirësisht, ka shtuar ai, vendi ka institucione demokratike dhe të qëndrueshme.