E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeku: Përfundoi telenovela e radhës

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Agim Çeku, riformatimin e Qeverisë së Kosovës, të paralajmëruar qe disa muaj, e ka quajtur “përfundim të radhës së telenovelave të qeverisë”, të cilave tashmë iu ka humbur edhe kuptimi.

Në një konferencë për gazetarë, Çeku ka thënë se me këto ndryshime u vërtetuan deklaratat e tij sa ka qenë kryeministër i Kosovës se “nuk është kryeministri ai që bën ndryshime në Qeveri, por ministrat i vendos dhe i shkarkon partia politike nga cila vijnë”.

“Po, është mirë që më në fund përfundoi edhe një nga telenovelat e radhës së qeverisë, një proces i stërzgjatur, të cilit i pat humbur kuptimi. Por, tash me këto ndryshime çfarë u bënë, për mendimin tim, ka humbur edhe qëllimi. Këto ndryshime që u bënë as për së afërmi nuk i plotësojnë pritjet e qytetarëve të Kosovës dhe pritjet e miqve tanë ndërkombëtarë, të cilët edhe i kanë kërkuar disa ndryshime në Qeveri”, ka thënë Çeku, transmeton KosovaPress.

Me këto ndryshime, ai nuk pret që të ndryshojë në substancë logjika dhe mentaliteti qeverisës i kësaj qeverie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›