Haradinaj: Qeveria "Thaçi", më e keqja në historinë e Kosovës

Qeveria Thaçi do të mbahet në mend si Qeveria më e keqe në historinë e re të Kosovës, ku të vetmet struktura të organizuara janë krimi dhe korrupsioni. Kështu u shpreh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në vijim të akuzave të tij në adresë të Kryeministrit Thaçi, i cili sipas tij, e konsideron Kosovës si një kompani private me të cilën mund të bëjë çfarë të dojë.
“Z.Thaçi duhet të shkoj. Imagjinojeni kryeministrin, kryetarin e partisë, partia e të cilit është në pushtet e cila ka formuar një fond për t’i mbrojtur ministrat e korruptuar, korrupsionin po ashtu kryeministri ka pasur fytyrë që në të njëjtën ditë të dalë dhe thotë se do ta luftojë korrupsionin”, u shpreh Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK-së.
Ndërkohë Zv/Kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi sqaron pozicionin e Qeverisë ndaj luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Kryeministri e ka thënë shumë qartë, për kompetencat që i jep atij Kushtetuta dhe Ligjet,Kryeministri, Qeveria e Kosovës, institucionet e Kosovës duhet të jenë bartëse të rendit dhe të drejtësisë, duhet të jenë bartëse të procesit. EULEX-i dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtarë duhet të jenë ndihmues, këshillues dhe mbikëqyrës në këtë proces por gjithsesi duhet të jenë bashkëpunues dhe këtu nuk ka asgjë të keqe”, tha Hajredin Kuçi, Zv/Kryeministër i Kosovës.
Haradinaj ka theksuar se Kryeministri Thaçi ka filluar të tallet me qytetarët e Kosovës, pasi para pak ditësh Partia Demokratike e Kosovës ka krijuar Fondin zyrtar për mbrojtjen e Ministrave të korruptuar, ndërsa tani sipas Haradinajt, kryeministri Thaçi po vetshpallet kryeluftëtar kundër korrupsionit. Nga ana tjetër, Zv/Kryeministri Hajredin Kuçi nuk ka pranuar të flasë për fondin e krijuar nga partia e tij për mbrojtjen e Ministrit të Transportit, Fatmir Limaj, i cili po hetohet për korrupsion nga EULEX-i.
Bul Salihu < I mëparshmi