Presidenti Sejdiu takon Alfred Moisiun
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka zhvilluar një takim me ish-Presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiu, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen që ai ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Duke e vlerësuar ndihmën e shtetit shqiptar dhe personalisht të ish-Presidenti Moisiu për çështjen e Kosovës, Presidenti Sejdiu theksoi se qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës do ta kujtojnë gjithmonë me nderimin më të lartë përkrahjen që ka dhënë Shqipëria dhe udhëheqësit e saj për ta dhe aspiratave të tij për liri, demokraci dhe pavarësi.
“Republika e Shqipërisë ka qenë mbështetëse e natyrshme e përpjekjeve tona për çlirimin dhe për zhvillimin e vendit dhe ne na gëzon fakti se kjo mbështetje nuk na ka munguar asnjëherë, as nga pozita, as nga opozita, pavarësisht kush e ka qeverisur Shqipërinë”, tha Presidenti Sejdiu, duke e çmuar kontributin personal të ish presidentit Moisiu për arritjet e Shqipërisë në forcimin e demokracisë së brendshme, si dhe në procesin e madh të integrimit euroatlantik. Ndërsa, ish-Presidenti Moisiu e vlerësoi progresin e përgjithshëm që është bërë në Republikën e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë së saj.
“Pavarësia e Kosovës po dëshmohet si një faktor i paqes dhe i stabilitetit në rajon”, ish presidenti i Shqipërisë. Sipas tij, e ardhmja e të dy vendeve, pa dyshim është në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në strukturat e tjera ndërkombëtare. Në këtë takim shumë të përzemërt, gjithashtu, u bisedua edhe për dukuritë e ndryshme me të cilat po ballafaqohen të dy vendet tona, siç janë papunësia, korrupsioni, vështirësitë e zbatimit të plotë të ligjit etj. Por të dy bashkëbiseduesit theksuan se me gjithë vështirësitë, edhe Shqipëria, edhe Kosova janë në rrugë të mirë për arritjen e standardeve evroperëndimore edhe në këto fusha.
Bul Salihu