Masakra e TivaritRamiz Alia i përgjigjetakuzave të Berishës

TIRANE- Ish presidenti Ramiz Alia komenton akuzat e kryeministrit Berisha në drejtim të tij, të lidhura me masakrën e Tivarit, të ndodhur në mars të vitit 1945, kur UDB-ja jugosllave, sipas udhëzimeve të qeverisë së saj në Beograd, ekzekutoi rreth 4000 kosovarë të pafajshëm.
“Unë kam një të keqe të madhe, që nuk e dëgjoj Berishën. Tivari është në Mal të Zi dhe kur ka ndodhur ngjarja ne kemi qenë në Bosnjë. është një ngjarje e rëndë për kosovarët dhe le të përgjigjen vetë ata ose më mirë serbët që e organizuan ” u shpreh ish presidenti.
Deklarata e tij erdhi pas interesimit të gazetarëve gjatë ceremonisë së promovimit të librit të tij “Jeta ime”.
“Sundimtarët berishianë janë një pengesë e vërtetë për vendin tonë. Ajo që është shqetësuese është përpjekja për ti përcarë njerëzit.” vazhdoi më tej Alia.
Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së të hënës të grupit parlamentar te PD-se akuzoi drejpërdrejt ish presidentin Ramiz Alia, se ka pasur dijeni por dhe ka dhënë miratimin për masakrën e Tivarit.
“I vetmi që përkrahu grevën është Ramiz Alia, diktari i fundit dhe ndër më të ligjtë e diktaturës, sepse ky ishte një vrasës tinzar i tyre. Që nga rinia e tij, ky ka ngrënë njëri pas tjetrit me spiunlliqe dhe padira inteligjencën shqiptare, sic është rasti i Dhambi Zeçishtit që e coi para skuadrës së pushkatimit vetëm se tha Mehmet Shehu nuk është vetëvrarë. Për të mos hyrë më pas në kapitullin më të zi të këtij xhelati gjersa nuk zbërthehet për masakrën e Tivarit. Jemi vend që kemi në fuqi ligjin kundër gjenocidit, duhet të përgjigjet për masakrën e Tivarit. është krimi më monstruoz i kryer në gadishullin e Ballkanit gjatë Luftës së dytë Botërore. është një Katil i dytë dhe është bërë gjithcka me dijeninë dhe miratimin e tij”, - tha kryeministri
(e.n/BalkanWeb)