E Diel, 1 Nëntor 2026

Haradinaj: Synojmë partner politik jashtë PDK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës synon partner koalicioni për qeverisjen e vendit jashtë PDK-së. Kështu u shpreh sot Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj gjatë aderimit të mbi 40 të rinjve në këtë parti.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se për zgjedhjet e ardhshme AAK-ja synon një partner tjetër politik për të qeverisur vendin dhe jo me PDK-në ashtu siç ishte folur deri tani. Haradinaj para rreth 40 të rinjve, që aderuan sot në AAK, shpalosi pjesë të programit politik të partisë që ai drejton.

“Ne synojmë partner politik jashtë PDK-së”, tha Haradinaj, tramenton RTK.

Ndërkaq ish sekretari i përgjithshëm i LDD-së Sejdë Tolaj i cili sot u anëtarësuar në këtë parti, u shpreh se ndihej i privilegjuar që ishte bërë pjesë e AAK-së duke shtuar se kjo njëkohësisht ishte edhe përgjegjësi, sepse aderimi i tij dhe 40 të rinjve tjerë i atribuohej kryetarit Haradinaj.


Ndryshe librezat e mbi 40 anëtarëve të cilët aderuan sot në AAK do tu dorëzohen gjatë ditëve të ardhshme. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›