Fajon nuk beson në marrëveshje të shpejtë për pezulllimin e vizave

Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave Tanja Fajon deklaroi se negociatat rreth mekanizmit për pezullimin e liberalizimit të vizave ende vazhdojnë, por që sipas saj, vështirë se së shpejti mund të arrihet edhe marrëveshja.
"Negociatat rreth mekanizmit për pezullim ende vazhdojnë. Vlerësoj se nuk do të arrijmë shpejt ndonjë marrëveshje", ka deklaruar Fajon.
Përfaqësuesit e Këshillit të Evropës, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian më 18 dhjetor të vitit 2012 nuk arritën marrëveshje për mekanizmin e pezullimit të liberalizimit të vizave të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Fajon paralajmëron se vendet e Ballkanit Perëndimor, megjithatë, duhet të punojnë që të ndërpritet nevoja nga rivendosja e vizave për qytetarët e tij.
"Pa dallim, masat duhet të respektohen dhe të punohet në zvogëlimin e numrit të azilantëve", thekson Fajon./Indeksonline/