Ikën fondacioni, 116 fëmijë mbeten pa shkollë
KRUJË- Fëmijët e komunitetit rom në Krujë, prej gati 2 javësh kanë mbetur pa shkollë. Objekti që më parë shërbente si vend studimi për ta është mbyllur pasi nuk u janë paguar detyrimet financiare pronarëve. Fondacioni që financonte këtë shkollë prej 3 vitesh , papritur ka braktisur misionin duke u larguar përfundimisht, ndërsa 116 fëmijë kanë mbetur duke pritur cdo ditë në dyert e shkollës.
Me largimin e fondacionit edhe më të vegjlit kanë mbetur pa cerdhe. Një prej banoreve e cila kishte vënë në dispozicion një pjesë të shtëpisë së saj që shërbente si cerdhe kundrejt një pagese mujore paralajmëron se do ta mbyllë atë.
(e.n/News24/BalkanWeb)