Haradinaj: U gëzova për Kosovën

(E plotësuar) E vërteta doli në shesh dhe më shumë u gëzova për Kosovën se për veten, kështu është shprehur ish-kryeministri Ramush Haradinaj, vetëm pak minuta pasi që Tribunali i Hagës e shpalli të pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës.
Ramush Haradinaj për “Presheva Jonë” ka uruar popullin shqiptar për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Haradinaj sot pas orës 16:00 do të zbres në aeroportin e Prishtinës, ku më pas në Sheshin “Nënë Tereza” do të mbaj një fjalim para qytetarëve./Indeksonline/
---
Gjykata e Tribunalit të Hagës e ka shpallur të pafajshëm ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj në të gjitha pikat e aktakuzës.
Ata përfundimisht janë lënë të lirë nga Trubunali i Hagës dhe të njëjtit do të kthehen në Kosovë pas plotësimit të procedurave teknike.
Trupi gjykues i kryesuar nga Bakone Justice Moloto as në rigjykim të procesit nuk ka mundur të vërtetojë dëshmitë e dëshmitarëve.
“Ramush Haradinaj, gjykata ju shpallë të pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës, gjykata thotë që do të liroheni posa të kryhen të gjitha formalitetet procedurale, Lah Brahimaj për të gjitha pikat e akuzës të ngritura ndaj jush gjykata ju shpallë të pafajshëm. Idriz Bala liroheni nga të gjitha pikat e aktakuzës”, tha Bakone Justice Moloto.
Prokuroria nuk ka arritur të dëshmoi se Haradinaj ka qenë i njoftuar për veprat që janë kryer në Jabllanicë.
Dëshmitë thonë se Haradinaj ka shkuar në Jabllanicë për të biseduar me pjesëtarët e UÇK-së për ta liruar Skender Kuçin.
Gjykatësit kanë konstatuar se për ngjarjet në Jabllanicë nuk ka qenë i njoftuar as Idriz Balaj.
Kryetari i Trupit Gjykues ka konkluduar se prokurorët nuk kanë arritur të dëshmojnë se tre të akuzuarit ishin pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale.
Ramush Haradinaj për herë të parë ishte akuzuar nga Haga, në vitin 2005, kur kishte mbushur njëqind ditë në krye të Qeverisë.
Të tre ata janë rigjykuar pjesërisht nën akuzën për “trajtim mizor, torturim dhe vrasje të të burgosurve” në atë që quhej kampi ushtarak i Jabllanicës, më 1998”.
Në vitin 2008, Haradinaj dhe Balaj janë liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa i akuzuari i tretë, Brahimaj, është dënuar me gjashtë vjet heqje lirie për “trajtim mizor dhe torturim” të të burgosurve të UÇK-së. Mirëpo në rigjykimin e këtij procesi, edhe Brahimaj është shpallur i pafajshëm nga të gjitha pikat e aktakuzës.
Rigjykimi, i nisur më shumë se dy vjet më parë, ka ardhur si kërkesë e prokurorisë së Tribunalit të Hagës për t’i dëgjuar dëshmitë shtesë të dy dëshmitarëve “të rëndësishëm”./Indeksonline/
---
Trupi gjykues deri tani nuk ka vërtetuar asnjë pikë të aktakuzës për ish kryeministrin Ramush Haradinaj, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj.
----
Nisi seanca e gjykimit për Ramush Haradinajn. Kryetari i trupit gjykues ëdhtë duke lexuar përmbledhjen e aktakuzes.
...
Ish-kryeministri Ramush Hradinaj, do të dëgjojë aktgjykimin përfundimtar në Tribunalin e Hagës, i cili aktgjykim do të fillojë në orën 9:00.
Pas shtatë vitesh, nën akuzat për krime lufte, sot do të jetë vendimi përfundimtarë edhe për bashkëluftëtarët e tjerë Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.
Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj për herë të parë ishte akuzuar nga Haga, në vitin 2005, kur kishte mbushur njëqind ditë në krye të Qeverisë.
Të tre ata janë rigjykuar pjesërisht nën akuzën për “trajtim mizor, torturim dhe vrasje të të burgosurve” në atë që quhej kampi ushtarak i Jabllanicës, më 1998”.
Në vitin 2008, Haradinaj dhe Balaj janë liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa i akuzuari i tretë, Brahimaj, është dënuar me gjashtë vjet heqje lirie për “trajtim mizor dhe torturim” të të burgosurve të UÇK-së.
Rigjykimi, që ka nisur më shumë se dy vjet më parë, ka ardhur si kërkesë e prokurorisë së Tribunalit të Hagës për t’i dëgjuar dëshmitë shtesë të dy dëshmitarëve “të rëndësishëm”./Indeksonline/