Policia me standarde të dyfishta ndaj protestuesve

Ceremonia kryesore e shtetit të Kosovës për jubileun e 28 Nëntorit, përurimi i autostradës Morinë-Gjurgjicë, nuk është realizuar një ditë më parë shkaku i një proteste. Policia nuk ka vepruar për të shpërndarë protestuesit, që ishin kryesisht ish-pjesëtarë të UÇK-së.
Por, uniformat blu krejt sjellje ndryshe kanë treguar sa herë aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje” kanë bllokuar rrugët, apo kanë dalë në sheshe për protestë. Sprej piperi, gazi lotsjellës, shkopinjtë e gomës e, madje, edhe çizmet e njësive elite të policisë nuk janë kursyer ndaj tyre. Për rrjedhojë, qindra aktivistë deri tash janë plagosur në të tilla organizime protestuese, shkruan “Koha Ditore”
Në Polici nuk kanë dashur t’i përgjigjen drejtpërdrejt pyetjes, nëse kjo forcë e ruajtjes së rendit nuk po sillet njëjtë me të gjithë qytetarët e Kosovës./Indeksonline/