E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jashari: Të ketë plan të shkruar për Veriun

Për gjendjen e krijuar ne veri, Murat Jashati thotë se fajtorë janë të gjithë nga pak. “Në radhë të parë bashkësia ndërkombëtare e cila nuk kishte një konsensus sa i përket Kosovës. Pastaj një pjesë të fajit e bartin edhe institucionet tona, të cilat nuk kanë projekt të shkruar, përpos fjalimeve boshe dhe mediatike”. Jashari konsideron që KFOR-i dhe EULEX-i janë në presione të politikës ndërkombëtare dhe si të tilla nuk po e zbatojnë siç duhet misionin e tyre në terren.

Për presidenten Jahjaga thotë se në arenën ndërkombëtare ka qenë e pranueshme për disa arsye, kurse sa i përket përfaqësimit të brendshëm ka shumë hapësirë për përmirësim, shkruan “Tribuna Shqiptare”.

Ndërsa, Jashari ka theksuar prapë se nuk është shumë i interesuar që të kandidojë për president të vendit, për shkak të përfaqësimit të familjes dhe obligimeve akademike.

“Por, jetës nuk i dihet. Është ajo thënia e famshme “kurrë mos thuaj kurrë”, ka thënë Jashari./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›