E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj arriti në Prishtinë

(E plotësuar) Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka arritur në Kosovë, pas lirimit me kusht nga Tribunali i Hagës, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.

Haradinaj, mund të qëndrojë pranë familjes, deri në kohën e shpalljes së aktgjykimit përfundimtar nga Gjykata e Tribunalit të Hagës, ndaj tij dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Koha e arritjes së Haradinajt në Prishtinë, nuk ishte bërë e ditur, për shkak të rregullave që kërkohen nga Tribunali i Hagës për lirim me kusht.

Haradinaj rikthehet në familje

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot do të vijë në Kosovë, në liri me kusht, për të qëndruar me familje deri në kohën e shpalljes së aktgjykimit përfundimtar nga Gjykata e Tribunalit të Hagës, ndaj tij dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Sipas burimeve të Kosovapress-it Haradinaj do të rikthehet sot në familje, ndërsa nuk është bërë e ditur koha e arritje së tij në Prishtinë, për shkak të rregullave që kërkohen nga Tribunali i Hagës për lirim me kusht.

Ndryshe, Hadinaj ishte liruar me kusht edhe më parë gjatë këtij viti, por në qershor ishte rikthyer në Hagë për të marrë pjesë në rigjykimin e pjesshëm ndaj tij dhe dy bashkëluftëtarëve të tij.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Haradinajt i ndalohet çdo kontakt me media, apo deklarimet publike.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›