E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevendosje koncert per Diten e Flamurit

Prishtine

Rock per bashkim eshte koncerti i cili do te mbahet ne Prishtine me 28 Nentor per Diten e Flamurit. Ky koncert organizohet nga levizja Vetevendosje se bashku me Rrjetin e Organizatave Shqiptare me qellim qe ti bashkoje shqiptaret ne Diten e Flamurit. Anetari i levizjes Vetevendosje Hysen Durmishi kritikoi institucionet e Kosoves per largimin e kesaj date nga kalendari i festave zyrtare. Ai ka thene se Vetevendosje ne programin e saj politik ne kapitullin per shtet-ndertimin ka parapare qe ti ktheje simbolet kombetare.

Rrjeti i Organizatave Shqiptare ka shpalosur aktivitetet e tyre edhe per dy qendrat e tjera shqiptare Tiranen dhe Shkupin. Gentian Salaj ka thene se per Diten e Flamurit ne Tirane do te hapet Panairi i Produkteve Shqiptare ndersa ne Shkup do te kete nje format tjeter atje do te protestohet per moshyrjen e Maqedonise ne BE dhe NATO.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›