E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkrah Agronin

Nga Express më 16 dhjetor 2010 në ora 14:45

Julian Deda në një intervistë për ‘Bluetooth’ tregon projektet më të fundit për Vitin e Ri, punën intensive me ‘Apartamentin 2XL’ si edhe natën e ndërrimit të viteve.

“Si një aktor që ka kontribuar shumë për spektaklin ‘Portokalli’, nuk lamë pa e pyetur Julin edhe për mendimin e tij për largimin e Agron Llakajt, ku për këtë të fundit shprehet se ishte zgjedhja e duhur…

“Ai ka bërë zgjedhjen e vet, për të cilën dua ta uroj. Ai si edhe gjithë neve, i ka dhënë shumë atij spektakli dhe sigurisht ka vlerat e veta aty, por vjen një ditë dhe njeriu mendon se duhet të lëvizë për të thithur një lloj tjetër ajri dhe për këtë profesionalisht ka bërë shumë mirë.

“Sigurisht do t’i ndjehet mungesa e figurave që ai përfaqësonte. E po t’i bëjmë një rezyme, duke filluar që te Ervin Bejleri, pastaj neve ‘THE SHBLSH’, pastaj Agroni e disa të tjerë që publiku i di shumë mirë…po largohen pak nga pak dhe më vjen keq që të gjitha këto ndarje me atë spektakël kanë të njëjtën arsye”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›