E Diel, 1 Nëntor 2026

Haradinaj për vizitë zyrtare në Berlin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga nënkryetari Ardian Gjini dhe këshilltari i Avni Arifi, do të udhëtojë të hënën, më 13 maj, për një vizitë zyrtare në kryeqytetin e Gjermanisë, në Berlin.Do të jetë kjo vizita e parë zyrtare e Haradinajt në këtë vend, i cili ka luajtur dhe luan rol kyç në zhvillimet brenda Bashkimit Europian edhe kur angazhimi në Ballkan dhe Kosovë është në pyetje. Agjenda e Haradinajt gjatë qëndrimit të tij katërditor është e mbushur me takime të shumta në kryeqendrën gjermane, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Haradinaj do të ketë takime në Zyrën e Kancelares Merkel, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në Bundestag si dhe do të ketë takime në Hannover dhe Frankfurt, me përfaqësues të futbollit dhe të ekonomisë gjermane./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›