42 të vdekur dhe 140 të plagosur në Turqi

Të paktën 42 të vdekur dhe 140 të plagosur, 20 në kushte të rëndë për jetë është bilanci i shpërtimeve të autobombës në Hatay's Reyhabli një provincë në kufi me Sirin. Më parë ministri i Drejtësisë së Turqisë, Sadullah Erdin pati folur për 30 të vdekur, por numri i të vdekurve fatekqesisht është në rritje.
Reyhanli duket si një qytet i goditur nga lufta pas shpërthimeve. Shtëpi të shkatërruara, rrënoja të përgjakura dhe trupa përtokë. Portalet e gazetave turke japin të gjitha foton dramatike të një gruaje të moshuar me kokën mbështjellë me shami rozë, e cila mes rrënojave hap krahët drejt qiellit.
/Indeksonline.