E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhje presidenciale ne Mal te Zi

Banoret e Malit te Zi po votojne sot ne zgjedhjet presidenciale, te parat qe pas shkeputjes nga Serbia dy vjet me pare. Votimet jane nje lloj testi per socialistet e reformuar te cilet kane qendruar ne pushtet te pasfiduar per thuajse 20 vjet. Votimet e djeshme do te tregojne gjithashtu nese vendi prej 620 mije banoresh do te forcoje pavaresine e tij apo do te bjere perseri nen ndikimin e Serbise. Kandidati, Filip Vujanovic, i Partise Demokrate te Socialisteve shihet si fituesi i mundshem i gares ku konkurrojne kater vete. Nebojsha Medojevic i Levizjes Liberale per Ndryshim, dhe pro-serbet Andrija Mandic dhe Srdjan Milic pritet te marrin pjesen tjeter te votave ne kete vend teper te ndare, sic tregojne anketat para-zgjedhore. "Shpresoj qe gjithcka te shkoje mire dhe malazezet shpresojne qe te fitoje me i miri, ai qe do te na coje drejt Evropes," thote Radovan Leic pasi ka votuar ne Podgorice. Serbet ne Mal te Zi, te cilet perbejne rreth 30 per qind te popullsise, nuk e kane perkrahur ndarjen e vendit nga Serbia ne referendumin e majit 2006. Ata kane kerkuar lidhje me te ngushta politike dhe ekonomike me Beogradin, te cilat nuk kane qene aq te ngrohta qe nga ndarja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›