Rikthehen hitet e viteve '90, e shtuna e nostalgjikeve Izaura Ndoj
Mes magjise se tingujve dhe perfomancave, e shtuna e superspektaklit "100 vjet muzike", ka rikthyer ne Teatrin Kombetar te Televizionit Klani, kengetaret me te mire te muzikes se lehte nder vite. Muzika post '90, solli per te gjithe nostalgjiket interpretimet me te mira permes zerave te artisteve te rinj. Kjo e shtune ishte nje mbremje e gjate dhe e paharrueshme me hitet e muzikes pas viteve '90 . Kjo ishte ajo cka rezervoi superspektakli "100 vjet muzike" kete te shtune.
Artistet dhe magjia e kengeve
Kengetaret me ne ze te muzikes sone si, Alberie Hadergjonaj me te bijen Anxhelinen, interpretuan nje nga krijimet me te famshme te festivaleve nder vite, sic eshte ajo e kenges "Lozonjare". Por, e shtuna e "100 vjet muzike", ngjiti ne skene Manjola Nallbanin, fituesen e disa festivaleve te fundvitit me hitet e saj te njohura. Nderkaq, nje performance e spikatur ishte edhe ajo e kengetares Mira Konci me kenget, qe sot jane bere pjese e arkivit te hiteve. Ndersa Eranda Libohova dhe Rovena Dilo sollen hitet e tyre ne duet me artiste me te rinj te skenes dhe talentet e "X-Factor Albania". Ne kete te shtune kushtuar nostalgjikeve te muzikes se lehte shqiptare, nuk munguan edhe kengetaret me te dashur te momentit si, Elvana Gjata apo Flori Mumajesi.
Rikthimi i grupit "Djemte e detit"
Surprize ne naten e nente te spektaklit "100 vjet muzike" ishte ngjitja ne skene e grupit lezhjan "Djemte e detit", te cilet interpretuan disa nga kenget me te dashura per publikun. Nje tjeter moment i magjishem ishte dhe dueti i Gjergj Jorgaqit me te bijen Xhesin. Formati origjinal televiziv, qe shuan nostalgjine e publikut dhe garanton nje audience mbareshqiptare, rikthehet pas dy javesh me te tjera emocione per spektatoret dhe teleshikuesit e TV kombetar Klan dhe Klan HD.
Muzika post '90 dhe zhvillimet e saj
Mbas viteve '90 kenga e lehte shqiptare pesoi zhvillime te rendesishme si rrjedhoje e hapjes se pergjithshme kulturore te vendit ndaj shoqerise perendimore. Me formimin e tradites baze te llojit, te kryesuar nga emra shume popullore per publikun shqiptar, si ai i kengetares se shquar Vace Zela, i kompozitorit Agim Prodani, i fizarmonicistit, kompozitorit dhe aranzhatorit Agim Krajka, ne Shqiperine e fundshekullit te njezete, muzika e lehte mund te cilesohej si nje nder fushat e artit, qe njohu ridimensionime nder me te ndjeshmet, duke adaptuar format dhe drejtimet kryesore te njohura perendimore. Aktualisht ajo njeh te gjitha zhvillimet e mundshme, qe nga muzika rok, xhaz, rap, tekno, etj, duke synuar njeheresh edhe pasurimin me elemente ritmike dhe timbrike te folklorit muzikor vendas.