E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinajt, s'i bëjnë përshtypje akuzat e Kelmendit

Ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj nuk i kanë lënë edhe aq shumë përshtypje akuzat për vrasjet e pasluftës, shantazhet, haraçet dhe veprat e tjera kriminale në qytetin e Pejës. Ai ka thënë se partia e tij është krijuar shumë më vonë sesa vrasjet e ndodhura në këtë qytet. Derisa nuk ka hezituar ta cilësojë gjithë këtë si nisje të fushatës elektorale, Haradinaj ka thënë se edhe ai është i interesuar për zbardhjen sa më të shpejtë të rasteve të pasluftës, raporton Kohavisioni.

Haradinaj ka pranuar se edhe gjesti i tij hyn në kuadër të fushatës elektorale. Por, sipas tij, AAK-ja bën fushatë te qytetarët për t’iu treguar atyre se politikat e partisë së tij janë konkrete dhe bazohen në argumente të vërteta, e jo sikur të tjerët, të cilët investojnë më shumë në fushata negative, për t’i diskredituar kundërshtarët.

Reagimi i Haradinajt vjen pas replikave dhe debatit të nxehtë që patën në Kuvendin e Kosovës deputetit i partisë së tij, Burim Ramadani, dhe ai i AKR-së, Gëzim Kelmendi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›