E Diel, 1 Nëntor 2026

Katër fshatra të Vushtrrisë kërcënojnë me bllokim të magjistrales

Banorët e fshatrave Samadrexhë, Ceceli, Sllakovc, Ropicë dhe Vilanc, që janë nën administrimin e Komunës së Vushtrrisë, kanë protestuar në shenjë pakënaqësie për shkak të rrugës rajonale e cila është në një gjendje jo të mirë, e në të cilën që nga paslufta nuk është investuar asnjëherë për riparimin e saj.

Ata kanë akuzuar organet kompetente se pasluftës nuk kanë ndërmarrë asgjë për riparimin e rrugës. E, kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku ka arsyetuar protestën e banorëve, duke thënë se asfaltimi i kësaj rruge është kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës.

Zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, me gjithë insistimin e KTV-së për të marrë ndonjë përgjigje, nuk kishin qasje.

Banorët kanë paralajmëruar radikalizimin e protestës, duke bllokuar edhe magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, në rast se kërkesa e tyre nuk realizohet. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›