E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një muaj paraburgim për trafikuesin serb nga Ranillugu

Dalibor Konstantinoviqit (1983), nga fshati Kërminjan i Ranillugut, i dyshuar për veprën penale “kontrabandimi me migrantë”, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Gjilanit, Sahit Borovci.

Borovci tha për rajonipress se vendimin e ka marrë pas kërkesës së prokurores Rabije Jakupi, pasi nga faktet dhe provat e mbledhura është dëshmuar që i dyshuari është i përfshirë në veprën penale “kontrabandimi me migrantët”.

Në të njëjtin rast ndodhen edhe katër veta të tjerë të ndaluar për të cilët Borovci tha se pritet të vendoset nesër.

Konstantinoviq u arrestua më 13 qershor, në pikë-kalimin kufitar në Muçibabë. Ai po drejtonte veturën Peugeot, kurse brenda në veturë ishin katër persona të moshës së re.

Udhëtarë e gjetur në veturë kanë pasur për destinimin qytetin verior në kufi me Hungarinë, Suboticën, për të vazhduar pastaj drejt shteteve të Evropës perëndimore dhe për këtë shërbim dy nga ta kishin paguar nga 700 euro, ndërsa dy të tjerë nga 250 euro./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›