Ligjet do të ndryshojnë, Komisioni për legjislacion s’di asgjë

Deklarimi i kryeministrit Thaçi se Kosova është e gatshme t’i bëjë ndryshimet legjislative për tu zbatuar marrëveshja e arritur në Bruksel ka befasuar partitë politike opozitare. Përfaqësues të opozitës nuk e dinë se çfarë ligjesh do të ndryshohen. Për këto ndryshime nuk dinë as anëtarët e Komisionit për legjislacion të Kuvendit të Kosovës, raporton KTV-ja.
Armend Zemaj nga LDK-ja thotë se kjo është edhe një mostransparecë e Qeverisë ndaj Kuvendit, duke shprehur frikë se këto ndryshime legjislative do të prekin edhe Kushtetutën. Ndërkohë, Albulena Haxhiu, nga Vetëvendosje, thotë se marrëveshja si e tillë është antikushtetuese. Por, ndryshe mendon AAK-ja. Kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka thënë se AAK-ja do të mbështet ratifikimin e marrëveshjes, duke përfshirë edhe ndryshimet e ligjeve./Indeksonline/