Huntelaer nuk bashkohet me Arsenalin
Huntelaer nuk do t'i bashkohet Arsenalit, edhe nese vendos qe te largohet nga Milani. Kete lajm e ben te ditur per mediat italiane agjenti i lojtarit kuqezi. Sulmuesi Huntelaer nuk e ka gjetur si duhet veten ne radhet e Milanit dhe eshte ne pritje qe te largohet gjate merkatos se fundit, kur kane mbetur edhe pak dite ne dispozicion. Por edhe nese do te largohet, Huntelkaer nuk do te kaloje ne radhet e Arsenalit, sic komentohet.
Ish- goleadori ka zgjedhur ekipin vlonjat, per pjesen e dyte te gares
Memelli largohet nga Tirana, zyrtarisht lojtar i Flamurtarit
Migen Memelli eshte perforcimi i fundit per Flamurtarin e Vlores. Ish-lojtari i Tiranes eshte bashkuar zyrtarisht me ekipin vlonjat dhe pritet te filloje sa me shpejt nga stervitja, per te qene i gatshem ne ndeshjen e radhes se kampionatit. Goleadori me i mire i sezonit te kaluar, Memelli do te jete perforcimi i radhes per ekipin e Flamurtarit. Lojtari ka pranuar oferten e klubit te Flamurtarit, gjate merkatos se dimrit dhe do te jete pjese e ekipit vlonjat ne pjesen e dyte te gares. Memelli nuk rinovoi kontraten me Tiranen, nderkohe qe kishte edhe disa oferta te tjera nga ekipe jashte vendit. Por ne momente e fundit te merkatos sulmuesi ka vendosur qe te qendroje ne kampionatin shqiptar, per te qene pjese e fituesve te Kupes se Shqiperise, duke pranuar kushtet e kontrates dhe firmosur keshtu per bregdetaret. Me nje perforcim te rendesishem ne repartin e sulmit, Flamurtari shpreson qe te ngjitet dhe t'i shpetoje renies ne nje kategori me poshte. Migen Memelli pritet te dale sot ne stervitje, nen drejtimin e trajnerit Gugash Magani. Flamurtari pret vendimet e komisionit te disiplines, pas problemeve ne ndeshjet e fundit, ndaj Beses. Drejtuesit vlonjate kane qene aktive ne merkaton e dimrit, duke marre disa lojtare te rendesishem. Nderkaq, priten edhe masat qe Disiplina do te marre per problemet e ndeshjes, Flamurtari- Besa, pas fitores se ketyre te fundit kur ne fund te pjeses se pare, gjyqtari anuloi te njejtin vendim plot tre here.