E Diel, 1 Nëntor 2026

Harasani: Ministria e Ekonomisë nuk zbaton ligjin për koncesionet

Partia Socialiste akuzoi dje Ministrinë e Ekonomisë për vonesa me tenderat. Deputeti i kësaj partie, Andis Harasani, theksoi se kjo ministri i ka dhënë rëndësi koncesioneve duke lënë pas dore

TEC-in e Vlorës dhe linjën e transmetimit me Malin e Zi, për shkak të preferencave gjermane. "Ndërkohë të gjitha këto koncesione që mbijnë si kërpudhat pas shiut, asnjë nuk ka filluar të paktën të heqë dhe një lopatë dhe", tha Harasani. Deputeti socialist citoi pjesë nga raporti vjetor për 2008 nga Avokati i Prokurimeve për të mbështetur kështu pretendimet dhe akuzat e tij. "Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka mangësi në organizimin e procedurave për dhënie me koncesion, paqartësi në dokumentet standarde, mangësi e vonesa për shqyrtimin e ofertave dhe finalizimin e kontratave", citoi Harasani. Sipas tij, është pikërisht kjo ministri e cila nuk ka zbatuar kërkesat e përcaktuara nga ligji i koncesioneve.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›