E Diel, 1 Nëntor 2026

"Pagat e gjyqtarëve", Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin

Gjykata Kushtetuese nisi dje shqyrtimin e ankimimit të depozituar nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë. Në kërkesën e unionit cilësohet si antikushtetuese ajo pjesë e ligjit që flet për mënyrën e pagesës së gjyqtarëve të Gjykatës së Shkallës së parë për Krime të Rënda, pasi, sipas tyre, cenohet parimi i pavarësisë ekonomike. Unioni kërkon që gjykata të shfuqizojë si të papajtueshëm me Kushtetutën një pjesë të ligjit "Mbi organizimin e pushtetit gjyqësor" për pagat e gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së parë të Krimeve të Rënda. Përfaqësuesit e Unionit të Gjyqtarëve, Sander Simoni e Luan Hasneziri argumentuan para trupit gjykues pretendimin e tyre se ligji cenon parimin e sigurisë ekonomike dhe nenin 138 të Kushtetutës. Ndërsa përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë kërkoi rrëzimin e kërkesës, duke argumentuar se ajo ishte e pabazuar në ligj dhe fakte. Nga ana e saj, përfaqësuesja e Ministrisë së Financave, Mimoza Dhëmbi, sqaroi para Gjykatës Kushtetuese se ligji i ri ka pasur si qëllim krijimin e një hierarkie pagash.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›