63 trupa ushtarake nisen drejt Çadit
Tri ditë pas anëtarësimit me të drejta të plota në NATO, qeveria shqiptare dërgon në Çad kontingjentin e dytë paqeruajtës të përbërë nga 63 trupa. Nga të cilët 9 janë oficerë, 25 nënoficerë dhe 29 ushtarë profesionistë dhe në krye të tyre është kapiten Mentor Palluçi. Kjo është hera e dytë që Forcat e Armatosura angazhohen në një mision paqeruajtës në Afrikë, nën flamurin e Kombeve të Bashkuara. Misioni do të zgjasë 6 muaj dhe do të ketë si detyra kryesore: shoqërimin e kolonave, shoqërimin e personaliteteve, ruajtjen e objekteve të veçanta dhe të sigurisë në bazë etj. Gjatë ceremonisë së përcjelljes së tyre ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, i cili gjatë fjalës së tij shprehu nderimin dhe krenarinë, që mori pjesë në këtë ceremoni të përcjelljes të kontingjentit të dytë paqeruajtës në Çad. Kjo, vetëm 3 ditë pas përfundimit të Samitit të Strasburgut, samit ku Shqipëria u pranua anëtare me të drejta të plota në NATO dhe po ashtu, kur vetëm një ditë më parë në Bruksel është ngritur flamuri shqiptar, përkrah flamujve të tjerë të vendeve anëtare.
Duke vijuar më tej, ai theksoi faktin se tashmë misionarët tanë nisen si ushtarakë të Aleancës më të madhe të Atlantikut të Veriut. Në këtë kontekst, tha ministri, merita më e madhe u takon pikërisht atyre, që me kontributin e tyre kanë nderuar flamurin kombëtar; kanë nderuar misionin e rëndësishëm të ushtarakut. Ministri Oketa shprehu bindjen e thellë, se tashmë me një arsye më shumë dhe me një motiv më të fortë, kontingjentet tona kudo në botë, po kështu dhe kontingjenti i dytë i Çadit, do të vazhdojnë përmbushjen me sukses të plotë të detyrës, sikurse edhe kontingjenti paraardhës. Gjithashtu, një urim dhe falënderim të veçantë, ai ka përcjellë edhe për familjarët e tyre. Prej tri ditësh, Shqipëria është bërë anëtare më të drejta ta plota në NATO dhe ky hap nga qeveria shqiptare është vlerësuar si një arritje e madhe jo vetëm për politikën, por edhe për popullin shqiptar, i cili tashmë ndihet më i sigurt përkrah shteteve të tjera, të cilat janë pjesë e kësaj aleance. Ceremonia e marrjes së protokollit u zhvillua më 4 prill në Strasburg-Kehl ku Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, i dorëzoi protokollin Presidentit shqiptar, Bamir Topi.