E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harasani: Do garoj për PS-në e Tiranës

TIRANË Deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, ka shpallur dje ambicien për të drejtuar PS-në e Tiranës. Në një prononcim për mediat, Harasani ka kundërshtuar faktin që Saimir Tahiri të jetë në listën e kandidaturave për kryetar, sa kohë që ai është aktualisht i komanduar në këtë post. “Nuk besoj se është etike dhe demokratike që personi i komanduar të jetë kandidat në zgjedhje. Gjithsesi, në momentin që do shpallen kandidaturat, do shikoj dhe unë çdo bëj me kandidaturën time. Është ende herët për të folur, por të gjitha mundësitë janë për po”,- tha Harasani. Deputeti i PS-së, i përfolur së fundmi edhe si kandidat i mundshëm për t’u bërë pjesë e kryesisë së re, theksoi se zërat kritikë në PS nuk kanë qëllim që të përçajnë socialistët, por t’i bëjnë ata më të fortë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›