E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i SHBA: Integrimi, PS te punoje me Qeverine Rozeta Rapushi

Pakt kombetar per integrimin, per te zbatuar te gjitha prioritetet qe Bashkimi Evropian ka caktuar per Shqiperine. Ky ishte propozimi i bere dje pas takimit mes Ministrit te Jashtem, Edmond Haxhinasto dhe Ambasadorit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Aleksander Arvizu. Te dy personalitetet, kerkuan dialog dhe bashkepunim mes forcave politike ne kuader te nje ceshtjeje te madhe kombetare, sic eshte integrimi i vendit ne Bashkimin Evropian. Madje Arvizu tha se nuk eshte vetem qeveria ajo qe duhet te punoje, por palet duhet te bashkepunojne ne kete proces. “Shqiperia eshte nje vend sovran dhe procesi i integrimit ka te beje mes paleve. Por per arritjen e ketij synimi duhet patjeter nje konsensus kombetar. Qeveria eshte njera pale, por ne kete kuader duhet te kete unifikim te qendrimit dhe me kete unifikim objektivat jane shume te arritshme”, theksoi Arvizu. Ne takimin e djeshem, u diskutua edhe per ceshtje te rendesishme te axhendes dypaleshe midis Shqiperise dhe SHBA-se, ne kuadrin e konsultimeve te vazhdueshme u diskutua per disa ceshtje me interes te perbashket ne Asamblene e ardhshme te Kombeve te Bashkuara. Kreu i diplomacise shqiptare, Haxhinasto, duke pohuar se gjate takimit u diskutua ne lidhje me situaten aktuale politike, tha se u vleresua e nevojshme per nje pakt kombetar per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian mes forcave politike. “Folem per situaten politike ne vend, per nevojen e nje pakti kombetar per integrimin, i cili do te kete si objektiv kryesor zbatimin e planit kombetar per dymbedhjete prioritetet. Kjo do te thote qe te gjitha palet e politikes, te angazhohen ne nje proces te pakushtezuar per te respektuar dhe per te zbatuar pikerisht ato prioritete qe ka vendosur BE-ja perpara Shqiperise dhe shqiptareve, kjo edhe ne frymen e rekomandimeve te raportit te OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet e fundit”, u shpreh Haxhinasto. Sipas tij, ne keto perpjekje, vendi yne ka mbeshtetjen e plote te partnereve evropiane, por gjithashtu edhe te Shteteve te Bashkuara te Amerikes per te cilat ai siguroi se mbeshtesin ne menyre te pakushtezuar integrimin e plote te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Nje pohim ky, qe u perforcua nga vete Ambasadori Arvizu. “Ashtu sic edhe Ministri tha ne folem per ceshtje te rendesishme te rruges per integrimin e Shqiperise ne BE. SHBA mbeshtet fuqimisht perpjekjet e Shqiperise ne kete drejtim. Ajo qe ka rendesi per integrimin eshte nje konsensus kombetar i nevojshem. Ajo qe do te shtoja eshte qe modalitetet specifike kuptohet qe i perkasin Shqiperise dhe vendeve anetare”, u shpreh diplomati amerikan. Ai u beri thirrje te gjitha forcave politike, qe te arrijne konsensusin pasi afati i plotesimit te 12 prioriteteve te Bashkimi Evropian per Shqiperine po afron.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›