E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i ligjeve, bonus prej 35 mijë lekësh edhe për anëtaret e KQZ-së

Komisioni i ligjeve e ka miratuar sot, projektligjin për transportin e zyrtarëve, por me një ndryshim. Edhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të përfshihen në kategorinë e dytë, me një bonus prej 35 mijë lekësh. 

TIRANE-Komisioni i ligjeve ka miratuar vetëm me një dnryshim projekligjin që rregullon transportin e zyrtarëve të lartë. Ndryshimi për të përfshirë në kategroinë e dytë për kompesim edhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u reflektua vetëm pas kërkesës që kryetari i këtij komisioni kishte dërguar në Kuvend. Përvec krerëve të insitucioneve Kushtetuese si dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë, krerët e partive më të mëdha në opozitë e maxhorancë, kryetari i bashksië se kryeqytetit, ai i gjykatës së lartë, asaj të krimeve të rënda, guvernatorit të bankës dhe komandantit të gardës së republikës, të gjithë zyrtarët e tjerë të parashikuar në ligj do të përfitojnë bonuse mujore për trasportin e tyre.
Për kategorinë e dytë të zyrtarëve bonusi është 35 mijë lekë dhe këtu përfshihen zëvendësministrat, këshilltarët e Presidentit, Parlamentit, Kryeministrit, drejtuesve të enteve rregullatore, komandantët e Forcave të Armatosura, zëvendësdrejtorët e Policisë dhe Shërbimit Informativ, kryetari i Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Akademisë së Shkencave, rektorët e universiteteve, Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, drejtuesit e Prokurorisë dhe të Gjykatës së Krimeve të Rënda, të shkallës së parë dhe të apelit. Këtij grupi tashmë do ti shtohen edhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
(m.a/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›