E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja e bankës në Vlorë, 30 mijë euro për informatorët

Një ditë pas grabitjes së filialit të një banke në Vlorë, në pamundësi për të rënë në gjurmët e autorëve, policia ka vendosur të japë shpërblim për informatorët.
30 mijë euro është shuma e vënë në dispozicion për të gjithë ata që do të japin informacion rreth autorëve të grabitjes.
Një ditë më parë, tre persona ma kapuca në fytyrë dhe me armë kanë dhunuar rojen, e kanë grabitur paratë në arkën e bankës. Më pas, grabitësit u larguan nga vendi i ngjarjes në drejtime të ndryshme, duke mos lënë gjurmë, çka e ka vështirësuar punën e organeve të hetimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›