Harasani Rama duhet te ndryshoje qe te fitoje ne 2013
Problemet e shfaqura në disa njësi vendore ku anëtarësia e Partisë Socialiste votoi për delegatët e Kongresit të 5 nëntorit, janë pasuar me këtë koment nga deputeti socialist Andis Harasani Sekretar për programin në Partinë Socialiste.
Zoti Harasani i gjendur për gjatë gjithë kohës në krah të kolegut të tij Arben Malaj ishte prezent edhe në takimin e Kombinatit në Tiranë, prishja e të cilit u tentua nga elementë që sipas Harasanit është detyrë e strukturave qeveritare dhe të rendit posaçërisht për t’i vënë nën kontroll. Jo pa ironi theksoi se nuk besonte që deputeti Sajmir Tahiri me të gjithë ngarkesën e punes që ka në parti, të ketë gjetur kohe edhe për të provokuar një incident të tillë.
I pyetur nëse i konfirmon zërat se Arben Malaj është në prag të formimit të një partie të re dhe nëse Harasani do ta ndjekë në këtë lëvizje, deputeti socialist theksoi se do të vazhdojë përpjekjen për modernizimin e Partisë Socialiste
Por a ka gjasa që kjo të ndodhe me kryetar partie Edi Ramën? Harasani la të kuptohet se së pari duhet ndryshuar politika e deritanishme ndërsa theksoi se askush nuk është i përjetshëm në parti, apo post të caktuar.