Zgjedhjet brenda PS, fluks votuesish në Tiranë
Share
Mbi 80 mijë anëtarë të Partisë Socialiste kanë nisur sot votimin për delegatët e Kongresit të 5 nëntorit. 385 qendra votimi janë hapur sot. Drejtuesit e PS thonë se ka pasur fluks votuesish në Tiranë, duke tejkaluar pritshmëritë.
Votimi pritet të mbyllet në orën 16:00. Numërimi do nxjerrë rreth 900 delegatë për në Kongres. Pasi ka votuar, Rama ka folur për mediat. Sot ashtu si dhe një pjesë në emigracion po votojnë për konstituimin e Kongresit të ri të PS-së. Jam shumë i kënaqur nga të dhënat që kemi deri tani për pjesëmarrjen. Ashtu si kundër jam shumë i kënaqur për konsolidimin e një tradite të promovimit të barazisë gjinore në forumet e PS, tha Rama.