E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimi nuk di të ndalur. Rama: Po bën kërdinë se qeveria po merret më kërdinë e saj

Share

100 të vrarë në më pak se dhjetë muaj. Krime të frikshme që kanë rrënjosur në vend klimën e frikës. Vjedhje në rritje, të cilat siç ndodhi mbrëmë përfundojnë me tragjedi. Pronari i një argjendarie është vrarë gjatë një grabitje, pasi në përleshje e sipër i ka hequr maskën grabitësit e me shumë gjasa e ka njohur. Në këtë moment ka ardhur goditja fatale. Por krimi nuk di të ndalur. Një kameriere është qëlluar në Elbasan se nuk i solli birrën një klienti. E kështu radha e krimeve të tilla, të sofistikuara apo jo të ngjeth mishtë. Prej disa vitesh asnjë krim i rëndë nuk po zbardhet, edhe pse ka zotime se kjo do të ndodhë. Kështu ndodhi me vrasjen e Fatmir Xhindit kur policia tha fillimisht se ishte goditje amatore dhe ngjarja do zbardhej shpejt, kështu ndodhi edhe me atentatin ndaj gjykatësit Konomi, kur sërish policia tha se krimi është pranë zbardhjes.

Përmes një mesazhi në rrjetin social Twitter, Edi Rama, kreu i PS, ka deklaruar se krimi po bën kërdinë se qeveria po bën kërdinë e saj. Grabitje me vjedhje në argjendari? E pandodhur në Shqipërinë ku krimi po bën kërdinë teksa qeveria s’ka nge se ka kërdinë e saj për të bërë!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›