E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harasani: Te rishikohen marreveshjet e Titos dhe Enverit me fqinjet

Marreveshjes hidrike me fqinjet jane qe ne kohen e Enver Hoxhes dhe Titos dhe ne realitetet e reja ballkanike, ato duhen rishikuar. Nje deklarate te tille e ka dhene ish-drejtori i Korporates Elektroenergjetike Shqiptare, deputeti i Partise Socialiste, Andis Harasani, teksa ka kerkuar qe qeveria shqiptare duhet te rishikoje menjehere marreveshjet hidrike me shtet fqinje, pasi ato ekzistueset datojne qe ne kohen e ish- Jugosllavise. Ne emisionin "Puls" ne "Alsat", ai deklaron se permbytje si ajo e Shkodres, ne te ardhmen mund te evitohen nese vihet ne zbatim nje marreveshja e tille me Malin e Zi dhe Maqedonine. "Fatkeqesisht eshte nje marreveshje qe eshte e kohes se Jugosllavise se Titos, sic quhet e cila nga ana maqedonase here respektohet dhe here jo. Me sa kam degjuar eshte ne plan qe te rishikohet ajo marreveshje mes qeverise shqiptare dhe asaj maqedonase dhe te perpilohet nje marreveshje e re, e cila mendoj qe duhet te jete midis 4 shteteve. Tashme eshte nje realitet i ri ne Ballkan dhe kjo marreveshje duhet te jete midis Kosoves, Malit te Zi, Maqedonise dhe Shqiperise",-tha Harasani. Ish-kreu i KESH thote se korporata nuk mund te evitonte shkarkimet nga hidrocentralet, pavaresisht pasojave qe keto sollen. Sipas tij Parlamenti duhet te ri shohe buxhetin e 2010-s, duke pershire dhe faturen e demeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›