E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harasani refuzon postin e Rames Qamil Xhani

Deputeti i Partise Socialiste, Andis Harasani, ka refuzuar te marre postin e caktuar nga kryetari i partise, Edi Rama, pas zgjedhjes se strukturave drejtuese te selise roze. Pa mbushur ende 24 ore nga caktimi i detyres si kryetar i grupit per programin, Harasani falenderon anetaret e asamblese dhe njoftoi ne rrjetin social se ka projekte te tjera. "Te dashur miq, per arsye te planeve te tjera, duke falenderuar per besimin, nuk mund ta pranoj detyren e ofruar nga ana e Asamblese se PS-se. I uroj suksese te gjithe te votuarve", njoftoi ne rrjetin social "Facebook", deputeti socialist. Vendimi i Harasanit eshte nje pergjigje ndaj menyres sesi u zgjodhen anetaret e kryesise dhe sekretariatit te selise roze, ku jashte gjithe strukturave, mbeti nje prej themeluesve te PS-se, Kastriot Islami, ndersa posti i Harasanit eshte me shume nje postim nga vendimmarrja kryesore. Per mediat, Harasani e ka komentuar vendimin e asamblese si jo te lexueshem. Ai shpreh rezerva qe me menyren sesi i zgjodhen delegatet e kongresit, te cilet me pas, zgjodhen dhe anetaret e asamblese. Andis Harasani ben pjese ne deputetet e Partise Socialiste qe kane kritikuar linjen e ndjekur nga lidershipi, Edi Rama. Ai ka qene kunder bojkotit te Kuvendit, greves se urise dhe kunder protestave. Nga ana tjeter, Harasani ka kerkuar nga drejtuesit e selise roze qe te merren me shume me hartimin e programit dhe strategjive, ne menyre qe ne zgjedhjet e ardhshme, e majta te arrije fitore kunder mazhorances. Po ashtu, Harasani ka shprehur ambicien per te qene nje drejtuesi i Partise Socialiste te Tiranes. Pak dite me pare, ai ka theksuar se mund te garonte per kete post, duke u nisur dhe nga pervoja e tij ne drejtimin e strukturave te PS-se, gjate zgjedhjeve te kaluara parlamentare dhe zgjedhjet vendore te vitit 2007, ku dega e Partise Socialiste te Tiranes arriti te merrte rezultate mjaft pozitive. Refuzimi i funksioneve ne strukturat dytesore te selise roze, duket se i hap rruge dhe nje garimi ne Tirane, perballe nje deputetit Samir Tahiri, i cili eshte dhe kryetari i emeruar i PS-se se Tiranes. Por, doreheqja e tij lidhet dhe me nje mesazh me te drejtperdrejte ndaj kreut te PS-se. Krijim i strukturave te reja dhe futja e nje pjese te madhe te deputeteve ne grupe pune dhe komisione dytesore, eshte cilesuar nje dite me pare nga Harasani, si nje menyre per t'i joshur edhe zerat kunder. "Karamele per te gjithe", e cilesoi Harasani ndarjen e posteve nga Rama, ne asamblene e PS-se. Vec Islami dhe Harsanit nga postet drejtuese mbeten jashte PS-se edhe anetaret e Kryesise, Mimoza Hafizi dhe Eva Allushi. Po ashtu ne gare dhe as ne zgjedhjet per Asamblene Kombetare nuk u futen sekretaret, Edlira Haxhiymeri dhe Saemira Pino. Ndersa ne zgjedhjet e dy diteve me pare mbeti jashte posteve kryesore ne PS edhe Et'hem Ruka. Nderkohe qe nga perfaqesuesit e Mendimit Ndryshe, ne Kryesi hyjne vetem dy deputetet Ben Blushi dhe Arben Malaj. Deputeti Marko Bello u caktua ne krye te Grupit te Punes per diplomacine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›